Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një shkupjani për grabitje në një bastore. I akuzuari 28-vjeçar, më 20.09.2019 г ka hyrë bastore në bulevardin “Mitropolit Teodisij Gologanov” në Shkup, me një thikë kuzhine. Punonjësit të dëmtuar në bastore i është kërcënuar dhe ka kërkuar t’ia japë paratë. I punësuari është frikësuar dhe i ka hapur sirtarët, i ka nxjerrë paratë dhe i ka vendosur në një qese që e ka pasur me vete i akuzuari. Pas kësaj, personi i akuzuar e ka lëshuar objektin me përfitimin e paligjshëm të 15.000 denarëve, ndërsa është privuar nga liria dy muaj…
Author: Hamdi Kumanova
Dje në stacionin policor në Shkup në orën 16:00 është denoncuar se A.S i punësuar në kompani të cilës për momentin nuk i zbardhet emri, në rrugën “Pero Nakov” në Shkup është rrëzuar pa vetëdije pasiqë fillimisht i ka humbur ndjenjat. Sipas policisë, personi është nga Kumanova dhe ndihma e shpejtë e ka konstatuar vdekjen e tij pa shenja dhune. Nga MPB njoftojnë se është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe se trupi I të ndjerit është dërguar për autopsi.
Ligji për prokurorinë publike ende pa konsensus të partive politike, i ngujuar mes politikës dhe drejtësisë. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë ligj të ri për PP-në, të përgatitur nga profesorë dhe ekspertë, të cilin, siç tha lideri i partisë Hristian Mickoski, do ta mbështesin pa rezervë. Por, propozimi i tyre nuk hasi në mbështetje në Ministrinë e Drejtësisë sepse e vlerësojnë si joserioz dhe prandaj i bënë thirrje partisë opozitare të parashtrojë amendamente për ligjin. “Ligji ende është në tryezë dhe nëse VMRO-DPMNE dëshiron të marrë pjesë në proces, u bëjmë thirrje të përgatitin amendamente të këtij teksti – gjithçka tjetër është…
VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj komunikatës së LSDM-së, nëpërmjet një komunikate tjetër ku përmend dështimet sociale dhe ekonomike të qeverisë së Zoran Zaevit: – përcjell news33.tv Maqedonia ka një nga standardet më të ulëta të jetesës në rajon dhe në Evropë. Mbi 500,000 qytetarë jetojnë në prag të varfërisë ndërsa çdo i treti në vend ka probleme të sigurojë jetesën themelore. Me LSDM-në në pushtet qytetarët nuk jetojnë por mbijetojnë. Zaev dhe LSDM nuk kanë bërë ndonjë reformë thelbësore në këto tre vjet. Asnjë nga premtimet për një pagë prej 500 eurosh. Masat populiste të marra nga LSDM-ja nuk sollën ndryshime…
Trafiku hekurudhor rrugor dhe ai i mallërave edhe sot është i ndërprerë, pasiqë mekanikët janë të pakënaqur. Kërkojnë rritje prej 30-40% të rrogës, që sipas tyre edhe u takon në bazë të marrëveshjes kolektive për punë shtesë dhe punës së kryer me numër të zvogëluar puntorësh. Për udhëheqësinë e Ndërmarrjes, ndërprerja e transportit hekurudhorë është i paligjshëm. Në një kumtesë ata dje deklaruan se në periudhën e kaluar janë zhvilluar një numër i madh i mbledhjeve me sindikatën të cilëve u është thënë se rritja e rrogës prej 30-40% për kualitet, janë jashtw mundësive financiare që i ka ndërmarja. Ministri…
Ambasadori i Austrisë në Prishtinë Christoph Weidinger ka takuar sot kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, të cilës ia ka përcjellë urimet e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Austrisë, Wolfgang Sobotka për marrjen e detyrës së re. Diplomati austriak gjatë këtij takimi nënvizoi miqësinë e vazhdueshme të Austrisë dhe e siguroi kryeparlamentaren Osmani për përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Kosovën. Ndërsa kryeparlamentarja Osmani theksoi se Austria mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën, ndërsa kërkoi që Vjena zyrtare të ndikojë në liberalizimin e vizave, pasi që vendi tashmë i ka plotësuar kriteret për liberalizim. Theks të veçantë…
Për herë të parë që nga formimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, në qeverinë e re të drejtuar nga Albin Kurti, që përbëhet nga 15 ministri, pesë prej tyre do to udhëhiqen nga gratë. Ndërkohë, në krye të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur po ashtu një grua, Vjosa Osmani e cila zëvendëse të parë ka po ashtu një grua, deputeten Arbërie Nagavci. Ministret gra të votuara të hënën në Kuvendin e Kosovës janë Albulena Haxhiu, ministre Drejtësisë, Rozeta Hajdari ministre e Ekonomisë, Tregtisë dhe Financave – që të dyja nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkaq, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete…
Në përputhje me normat ligjore, para disa vitesh edhe në Dibër u hap zyra e deputetëve me qëllim që deputetët e Njësisë numër gjashtë të kenë kontakte të rregullta me popullatën dibrane. Por, edhe pse mandati i tyre është duke përfunduar meqë zgjedhjet do të mbahen më 12 prill, dibranët nuk patën mundësi që në zyrë e deputetëve të takojnë asnjë deputet. Reagimi i dibranëve është i madh meqë edhe në mandatin e fundit të deputetëve ata u ballafaquan me shumë probleme si në sferën sociale, ashtu edhe në sferën ekonomike, shkruan gazeta KOHA. Në lidhje me këtë çështje, kryetari…
Në kohën kur gripi sezonal ka marr hov të madh, ndërsa e gjithë bota është në alarm nga përhapja e shpejtë e virusit Korona, nëpër shkollat e vendit mungon higjiena. Thuajse në të gjitha shkollat ka mungesë të sapunëve dhe mjeteve të tjera për dezinfektim. Ndërkaq pikërisht larja e shpeshtë e duarve është rekomandimi kryesor i autoriteteve shëndetësore për parandalimin e infeksioneve. Nxënësit ankohen se asnjëherë nuk gjejnë sapunë, shampo, fasuleta, apo dezinfektues nëpër hapësirat e banjave, gjë që rrezikon shëndetin e tyre. “Zakonisht i marrim prej në shtëpi mjetet higjienike sepse në tualetet e shkollës ka vetëm ujë, as…
Të gjithë tashmë në shtet e kanë të qartë se Mickoski dhe opozita nuk duan zgjidhje ligjore për prokurorinë publike. Edhe një herë u bëj thirrje të më përgënjeshtrojnë nëse nuk është kështu, tha sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi para takimit me kompanitë-anëtare të Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO). Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me propozimin e fundit të Mickoskit, Zaevi theksoi se VMRO-DPMNE-ja ka mundur të ofrojë ligj përmes ekspertëve para dy viteve, gjashtë apo tre muajve. Është larg seriozitetit, tha, propozimi i Mickoskit sipas tij, ligji me siguri do të miratohej deri në…
Mbetje mjekësore, por edhe pjesë trupi të njerëzve pas operacioneve, shiringa, fasha të përgjakura kanë përfunduar në deponinë Drislla pa asnjë trajtim të sigurisë. Inspektorët e qytetit të Shkupit gjatë kontrolleve në këtë deponi kanë hasur në qen endacakë, që ushqeheshin nga mbeturinat mjekësore rreth depove të trajtimit të mbeturinave mjekësore. Kryetari i Shkupit Petre Shilegov, tha se edhe më parë ka pasur njohuri për këtë rast, por vetëm sot ai vendosi të flasë publikisht. Shilegov nuk e di nëse është ky rasti i vetëm dhe sa shpesh digjen mbeturina të tilla të pa trajtuara mjekësore në Drisla. Rasti u…
Tregu i pasurive të patundshme po rritet për sa i përket vëllimit të tregtimit, sipas të dhënave më të fundit nga Regjistri i çmimeve dhe qirave për tremujorin e tretë vitin e kaluar, kur u regjistruan 5527 transaksione, pra 611 më shumë krahasuar me tremujorin e kaluar. Sidoqoftë, diferenca në çmimin e shitjes dhe marrjen me qira të pasurive të patundshme në Shkup me pjesën tjetër të rajonit është më e theksuar dhe në disa komuna nuk ka transaksione në tregun e pasurive të paluajtshme. Më të shtrenjtat janë apartamentet në Komunat e Shkupit si në Karposh dhe Qendër. Më…

