Author: Hamdi Kumanova

Ligji ende është na tryezë dhe nëse VMRO-DPMNE dëshiron të merr pjesë në procesin, atëherë le të përgatis amendamente të këtij teksti- gjithçka tjetër është alibi për mosmiratimin e ligjit, thonë nga Ministria e Drejtësisë lidhur me deklaratën e sotme të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për ligjin. “Ligji për Prokurorinë publike është përpiluar gjatë kohë në Ministrinë e Drejtësisë, nga grupi i punës ku kanë marrë pjesë ekspertë vendor, opinioni publik, prokurorë publik, poashtu edhe ekspertë të huaj dhe prokurorë publik të huaj që japin sugjerime dhe mendime për çështje të caktuara lidhur me ligjin. Ligji ende është në…

Lexo më Shumë

Mëngjese të ftohta me temperatura edhe deri në 11 gradë nën zero dhe dëborë e persin vendin ditëve të ardhshme. Moti nesër do të jetë me vranësira, ftohtë dje me erë me reshje të përkohshme kryesisht nga dëbora. Në zonat malore edhe në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e re e dëborës prej 10 deri në 20 centimetra. Përgjatë Vardarit reshjet do të jenë me shi dhe me dëborë dhe vende-vende  do të formohet shtresë më  e vogël e dëborës. Për shkak të erës së fortë (mbi 70 kilometra në orë) do të ketë kushte për paraqitjen e fryjës…

Lexo më Shumë

Republika e Polonisë mbështet integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kështu deklaroi sot presidenti i Polonisë Andërzej Duda në konferencën e përbashkët me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo pendarovski i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Poloni. Gjatë takimi dy presidentët bashkë kanë konstatuar se nevojitet thellim i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë. “Dëshirojmë që shtetet e Ballkanit Perëndimore të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Të thellojmë bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet ta pranojmë se ky bashkëpunim ka nevojë për më shumë”, deklaroi Andërzej Duda, president i Polonisë.…

Lexo më Shumë

I pari i Shkupit, Petre Shilegov dhe inspektori i Qytetit të Shkupit, Mirosllav Boganoviq kanë publikuar informacione se në “Drislla” është deponuar mbeturina medicinale të papërpunuara nga një firmë private. Firma ka licencë për t’i deponuar mbeturinat por vetëm në formë të përpunuar dhe të grimcuara, por pas një inspektimi që është bërë më 23 dhjetor është vërejtur se firma nuk ka respektuar kushtet e parapa me licencë. Shilegov ka njoftuar se ka njoftuar Prokurorinë e Shkupit për rastin, por nga atje kanë heshtur dhe nuk i kanë  kthyer përgjigje dhe as e kanë njoftuar se a kanë hapur procedurë…

Lexo më Shumë

Edhe firma ndërtimore “Dan-Mak” ka qenë e mashtruar për 250.000 euro në skemën Bojan Jovanovski-Boki 13, për gjoja pjesëmarrje në projekte të BE-së për ndërtim të shtëpive për të moshuar. Këtë herë ndërmjetëse kishte qenë moderatorja Lila Filipovska, thotë personi i mashtruar Ena Nornild, bashkëpronare e kompanisë së ndërtimit. Dy vjet më parë ajo kishte ngritur aktpadi penale kundër Jovanovskit dhe Filipovskës, që ishte harruar në sirtarin e ndonjë prokurori. Është e paqartë përse ky rast nuk është pjesë e “Reket-it”, thotë Nornild, shkruan MKD, transmeton Portalb.mk. Nornild tha për se ajo është thirr për herë të parë në Policinë financiare dje dhe…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dje në pikën kufitare “Bllacë”, pasiqë është konstatuar se i njëjti është në listën e të kërkuarve nga Interpoli. N.G (60) është arrestuar në orën 12:30 pas kontrolleve të kryera dhe u është dorëzuar zyrtarëve policorë për vazhdim të procedurave të mëtutjeshme. “Në 03.02.2020 në 12:30 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, është arrestuar N.G (60) nga Kosova, për arsye se pas kontrolleve të kryera është konstatuar se i njëjti gjendet në listën e të kërkuarve nga Interpoli”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot e konfirmoi propozimin Orhan Ademi të jetë zëvendësdrejtor i ri i Entit Shtetëror për Revizion. Arben Isaku është propozuar anëtar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publik. Në seancë nuk u debatua për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi, e cila është e mundur përbërjen e re ta fitojë nga Parlamenti i ardhshëm. Seanca u ndërpre para kësaj pike, por deputetja Ivana Tufekxhiq kërkoj nga kryetari i Komisionit Ilija Dimovski këtë javë të organizohet debat dhe të zgjidhen anëtarët. Tufegxhiq tha se kjo nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzoj propozim për shpërbërjen e Kuvendit më 12 shkurt dhe atëherë, sipas kryetarit të kësaj partie, Hristian Mickoski, do të shihet se kush është për dhe kush është kundër zgjedhjeve parlamentare. Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, ish kryeministri Zoran Zaev po tenton që me cdo kusht t’i anuloj zgjedhjet. Mickoski tha se është kundër çdo shtyrje të zgjedhjeve të 12 prillit. Sipas tij çdo shtyrje eventuale nënkupton krizë të thellë politike në vend. “Nuk ka nevojë për takim liderësh në rast se flasim për mbajtjen e zgjedhjeve. Data është caktuar, jemi marrë vesh dhe kjo…

Lexo më Shumë

Spartak Ngjela Personaliteti i dy politikanëve shqiptarë të spikatur në moralitet, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, si dhe aftësia e tyre politike, e mundi përfundimisht reaksionin e Beogradit në Prishtinë. Me disa ministra në qeverinë Kurti, pa kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit, asgjë nuk bën dot Beogradi. Shqiptarizmi dje korri një fitore të madhe në Kosovë. Kurti dhe Osmani janë pasardhësit e mëdhenj të doktrinës kastriotiane. Koha e Arbërisë së re, pas njëqind vjetësh, po troket realisht në derën e shqiptarëve. l. Albin Kurti duhet menjëherë të fillojë reformën antikorrupsion. Korrupsioni i Prishtinës sot është me Beogradin. Kurse politika amerikane…

Lexo më Shumë

“Kërkoj mandat të pastër në zgjedhjet e ardhshme dhe bëj thirrje për LSDM-në të votojnë edhe qytetarët e bashkësive tjera etnike. Më 12 prill dalim me pritjet se progresi i shtetit do të vazhdojë dhe se asnjëherë nuk do të kthehet sundimi i regjimit të VMRO-DPMNE-së. Neve nuk na duhen grindje të reja me shqiptarët në shtëpi dhe shtetet fqinje. NATO dhe BE janë çështje të mbyllura, marrëdhëniet në shtëpi mes bashkësive poashtu, prandaj kërkoj mandat që të shikojnë qytetarët se çfarë ekonomisti mund të jem. Dua që gjyqësinë ta çoj në rrugë të drejtë dhe prandaj do ta pastrojmë,…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar me shkrim Ministrinë e Drejtësisë se katër nga gjashtë njësitë zgjedhore kanë kaluar numrin e lejuar të votuesve për më pak dhe më shumë se +-5% nga mesatarja, raporton SHENJA. Në shkresën e KSHZ-së janë dhënë shifrat e sakta ku shihet se dy njësi kanë më pak votues sesa mesatarja e lejuar, ndërsa dy njësi kanë më shumë se 5 përqind, duke e bërë kështu shumë më të madh mes njësive zgjedhore. Njësia e gjashtë zgjedhore ka numrin më të madh të votuesve, apo 8.60% nga mesatarja, ndërsa njësia e dytë +5.74%. Njësia e tretë…

Lexo më Shumë

Unë pres se do të ketë zgjedhje më 12 prill. Kjo nuk është deklarata dhe qëndrimi i parë lidhur me zgjedhjet, e që ka të bëjë me miratimin e zgjidhjeve ligjore, të cilat para se gjithash do të thonë përparim të shtetit, realizim i interesave tona kombëtare. Këtu është miratimi i ligjit për prokurori publike, ligjet për mbrojtje, i cili poashtu është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për rrugën drejt NATO-s, por i rëndësishëm në përgjithësi për pozitën e Armatës, njerëzve në Armatë, deklaroi dje kryeministri, Oliver Spasovski në TV Telma, duke komentuar deklaratën e liderit të LSDM-së Zoran Zaev,…

Lexo më Shumë