Author: Hamdi Kumanova

Në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup-Europian Hause, me 5 dhe 6 shkurt do të mbahet seminar dyditor me temën, “Mbështetja e Bashkimit Evropian për bashkëpunim kulturor në Ballkanin Perëndimor: Seminar për promovim dhe rrjetëzim”. Ngjarja është organizuar nga ana e Ministrisë së Kulturës ( Zyra e Evropës Kreative – nënprogrami Kulturë) në bashkëpunim me Komisionin Evropian (Drejtoria e Përgjithshme EAK), Delegacioni i Komisionit Evropian në Shkup, Zyrat e Evropës Kreative dhe përfaqësuesit e sektorit kulturor nga shtet relevante të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe shtetet fqinje të këtij rajoni, anëtaret…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëshit të kaluar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup janë kontrolluar rreth 200 fëmijë, kryesisht të moshës nën 3 vjeçe me simptome të gripit, 12 prej të cilëve janë mbajtur në hospitalizim. Drejtuesit e kësaj Klinike thonë se frekuentimi i lartë dhe dërgimi i fëmijëve drejtpërdrejtë në Klinikë, pa mos u kontrolluar tek mjeku amë, mund të mbart me vete pasoja të tjera dhe komplikime shëndetësore tek ta. Drejtoresha e Klinikës bën thirrje që prindërit fillimisht të konsultohen me mjekun amë të fëmijëve dhe në rast se konstatohet nevoja për hospitalizim atëherë të dërgohet në Klinikë. Jo çdo…

Lexo më Shumë

Gordana Kuzmanovska nga Instituti për shëndetin publik theksoi se sistemi shëndetësor në shtet është i gatshëm për të reaguar në rastet kur qytetari importon virusin korona, transmeton Portalb.mk. “Rregullisht kryhen kontrolle të udhëtarëve në aeroportin e Shkupit me kamera termale, përveç udhëtarëve që vijnë nga udhëtimet e Stambollit dhe Dubait, në aeroportin e Shkupit skanohen edhe udhëtarët që vijnë nga Doha”, deklaroi Kuzmanovska. Ajo theksoi se gjatë fundjavës u kontrolluan edhe dy udhëtarë, të cilët erdhën nga Kina përmes Beogradit. Gjendja e tyre rezultoi shëndosh, pas asnjë simptomë. Paralajmërohet furnizim i ri për mjetet mbrojtëse, si maska, doreza, syza, mantilla…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka shpërthyer nga foltorja e Kuvendit për marrëveshjen e re të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, për qendrat kulturore dhe informative. Ai u shpreh se shqiptarët janë shtetformues të Maqedonisë së Veriut, dhe marrëveshjet duhet të bëhen për t’ju sjellë atyre më shumë të drejta, dhe jo qendra kulturore. Në fjalën e tij Bushati theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga njohja e pavarësisë dhe deri të anëtarësimi në NATO. Bushati shprehu shqetësimin se kjo marrëveshje I trajtonte shqiptarët në shtetin fqinj si minoritet, ndryshe nga çfarë…

Lexo më Shumë

Themelimi i institucioneve të Kosovës me qeveri të re e cila e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor, është lajmi i shumëpritur nga shqiptarët kudo që ata ndodhen. Kjo frymë e ndryshimit nuk është lajm i mirë veç për Kosovën, por është edhe jehonë që do të shtrihet përtej kufijve të saj, se tashmë ka ardhur dita e gjeneratave të reja dhe pa hipoteka për të qeverisur. Urime, Kosovë! Urime miku im Albin Kurti detyrën e re! Ju priftë e mbara.

Lexo më Shumë

ytetarët të cilët të parët e kanë blerë kartelën e personalizuar “eShkupit” për përdorim të transportit publik para më shumë se katër vite do të duhet ta zëvendësojnë me të re. NQP – Shkup për momentin është në procedurë të blerjes së kartelave dhe biletave të reja elektronike, me tender që ishte shpallur me afat deri më 30 janar. Kompania do të blejë kartelat e reja kohë-pas-kohe, e me qëllim të plotësimit të nevojave për zëvendësimin e kartelave të deritanishme të personalizuara, transmeton Meta.mk. Afati i vlefshmërisë së biletave mujore për transportin publik të Shkupit është maksimum 4 vite, ashtu…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev së bashku me ambasadorët e vendeve, nëpunësit policorë e të cilëve marrin pjesë në operacionet e përbashkëta në kufirin jugor, sot i vizituan vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe qendrën e përkohshme transite në Gjevgjeli. Në takimin me udhëheqësinë e vendkalimit kufitar Bogorodicë, ministri Çulev u njoftua me gjendjen me migracionin ilegal dhe statistikën lidhur me kontrabandimin e emigrantëve. “Theksi u vendos në bashkëpunimin me nëpunësit e huaj policorë, të cilët së bashku me nëpunësit tonë policorë janë angazhuar në sigurimin e kufirit dhe të cilët japin kontribut të madh në ballafaqimin me këto probleme”,…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev është turp edhe si politikan edhe si njeri. Zoran Zaev sot tregoi se nuk ka fytyrë, as nder, as dinjitet madje edhe kur bëhet fjalë për tragjedi të njerëzve. Zoran Zaev sot e pranoi se ka manipuluar në mënyrë brutale me familjet e viktimave nga masakra në liqenin e Smillkovit. Të përkujtojmë se Zaev në periudhën e viteve 2015-2017 i ka gënjyer familjarët dhe prindërit e viktimave nga masakra në liqenin e Smillkovit, por edhe opinionin e tërësishëm në Maqedoni se ka pasur dëshmi se të akuzuarit janë të pafajshëm, se ka pasur përfaqësues nga pushteti i asaj…

Lexo më Shumë

Kaloi muaji janar dhe qytetarët e Shkupit, Tetovës, Manastirit dhe Kërçovës ende nuk i kanë marrë subvencionet për klimat inverter që u paralajmëruan që nga shtatori i vitit të kaluar. Elektranat e Maqedonisë mjetet për subvencione i ka kaluar te katër komunat, por të njëjtat ende nuk kanë hapur thirrje që qytetarët të aplikojnë për të marrë subvencione. Nga Qyteti i Shkupit thonë se kjo pritet të ndodh së shpejti, por nuk bëjnë të ditur se kur. “Unë pres që programi që duhej ta përgatisim do të përfundojë së shpejti dhe do të kemi konferencë të veçantë për promovim të…

Lexo më Shumë

Shumica e ankesave të paraqitura te Avokati i Popullit janë për çështjen e shtetësisë gjatë vitit 2019 dhe janë nga qytetarë të kombësisë shqiptare. Në përgjigjen për MEDIAL, nga zyra e Avokatit të Popullit në Shkup, njoftojnë se nuk është i vogël numri i atyre që gjatë paraqitjes së parashtresave nuk e deklaruan kombësinë e tyre. “Vitin e kaluar, 70 ankesa janë dorëzuar në zyrën e Avokatit të Popullit në lidhje me fushën e gjendjes civile, përfshirë procedurën e pranimit të shtetësisë. Nga këto, gjithsej 22 ankesa adresojnë pikërisht këtë problem – pamundësinë për të marrë nënshtetësi. Duhet theksuar se…

Lexo më Shumë

Deputetët e BDI-së përsëri bëhen bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE-së për të bllokuar edhe një ligj tjetër, kësaj here, ndryshimit të kodit penal me të cilën kërkohet që të zgjatet periudha e vjetërsimit të lëndëve për funksionarët shtetëror. Shqyrtimin e ligjit e pamundësuan deputetët e dy partive me moz prezencën e tyre në sallë duke pamundësuar kështu sigurimin e kuorumit të nevojshëm për hapjen e seancës. Kryetari i komisionit për sistem politik, Aleksandar Kiracovski, nuk deshi të gjykojë nëse BDI dhe VMRO-DPMNE kanë pasur marrëveshje, por tha se dy partitë janë bërë pengesë për sjelljen e drejtësisë në vend. Aleksandar…

Lexo më Shumë