Kryeministri i deritashëm dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev me kërkesë të prindërve të djemve të vrarë në Liqenin e Smillkovës në prill 2012, ka dëshmuar në seancën e sotme për “Monstrën” në Gjykatën Penale. Zaev ka thënë se të gjitha materialet të cilat i kanë poseduar në LSDM ku ka pasur mbikëqyrje si lider i partisë, janë dorëzuar në PSP. Ka thënë se nga mbikëqyrja e materialeve shihet se nuk ka vazhdimësi të plotë, ose njerëzit të cilët kanë qenë të punësuar në MPB nuk kanë mundur çdoherë të marrin kopjet e atyre materialeve dhe t’i dorëzojnë deri te…
Author: Hamdi Kumanova
Familjarët e djemve të vrarë pyesin Zaevit për deklarimet e tij që kishte thënë për një media serbe se në këtë rast janë të përfshirë shërbime sekrete të huaja. Por Zaev, mohon të ketë thënë kështu, ai thotë se deklaratë të tillë ka dhënë për rastin “Lagja e Trimave”. “Nuk mund të them emra dhe mbiemra të personave të shërbimeve sekrete të huaj të përfshirë sepse nuk njoh persona dhe nuk kam informacione për persona që janë të përfshirë. Kam thënë për rastin ‘Lagja e Trimave’, por për rastin ‘Monstra’ nuk kam përmendur”, ka deklaruar Zaev, raporton SHENJA. Ndërkaq, ata…
Takim i ri në format më të gjerë do të mbahet sot për tejkalimin e dallimeve rreth ligjit për Prokurorinë Publike. Sipas paralajmërimeve, së pari do të mbahen takime të ndara, ndërsa pas tyre edhe takime të përbashkëta të grupit të punës, i përbërë nga përfaqësues të partive parlamentare dhe ekspertëve, në tentim për t’u harmonizuar versioni i propozim-ligjit, i cili më vonë do të parashtrohet në Kuvend. Pas takimit të grupit të punës të premten e kaluar disa grupe të deputetëve parashtruan amandamente për ligjin për prokurorinë publike, ndërsa disa lutën për kohë shtesë për t’i formuluar për shkak…
Prokuroria e Shkupi ka ngritur kallëzim penal kundër një personi për shkak të banditizmit. Më 20 nëntor, i akuzuari ka hyrë në market në Çair dhe ka nxjerr pistoletën e markës “EKOL Special 99” me kalibër 9 mm dhe ka kërcënuar të dëmtuarin, pronar i marketit. E ka urdhëruar që të largohet nga arka, arriti përmes sportelit, hapi arkën dhe mori para nga të ardhurat ditore në shumën totale prej 5.000 denarë. Në atë moment, në market ka hyrë edhe një person i cili është hedhur mbi të akuzuarin duke dashur që të mbrojë të dëmtuarit, me çka ka arritur…
“Ajri i ndotur po na vret fëmijët”, paralajmërohen protesta në Shkup Lëvizja për ajër të pastër paralajmëron bllokada për shkak të ndotjes së ajrit për ditën e mërkurë në orën 12:05 para cementares në Shkup. “Koha po na shkel, ndërsa ajri edhe më tej po na merr frymën dhe jetën e fëmijëve tanë. Nuk kemi kohë për pritje. Së bashku të tregojmë revoltën tonë për shkak të rrezikimit të jetëve tona. Mjaftë është! Jemi bashkuar dhe vendosëm të themi JO. Ministria e Mjedisit që prej vitit 2016 i ruan në sirtarë, miratimin e Direktivave të BE-së, IED-ve dhe WI-ve, direktivave…
Sot rreth orës 10 zyrtarët policor e kanë privuar nga liria personin Gj.K. (31) nga Velesi, i cili dje ka gjuajtur me armë zjarri një zyrtar policor, njoftojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk. Ai, dje në orën 10:15 përpara kishës “Shën Spasi”, te varrezat e qytetit në Veles, zyrtarit policor E.M. ia ka marrë pistoletën dhe ka gjuajtur drejt tij. Paraprakisht, ai bashkë me tre persona fizikisht i kanë sulmuar tre policë, të cilët ishin duke kryer kontrolle. Tre sulmuesit janë arrestuar dje në stacion policor. Pas pastrimit të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet padi përkatëse.
Shumica e banorëve të fshatrave të Komunës së Tetovës dhe komunave përreth, konsumojnë ujë të papastërt për pije. Këtë e vërtetojnë analizat e Institutit për Shëndet Publik (ISHP) në Tetovë. Gjatë vitit 2019, 68% nga 99 fshatrat e Komunës së Tetovës bashkë me pesë komunat rurale, ujin e kanë pasur jo të pijshëm, tregojnë të dhënat zyrtare të Institutit për Mbrojtjen e Shëndetit të Tetovës (ISHP). “Në komunat jashtë qytetit në përgjithësi kemi gjendje të keqe të ujit për pije. Kemi të dhëna për çdo fshat veç e veç. Uji është i papastër për tu pirë. Nga analizat që i…
Ambasadori Francez, Kristian Timonie është prononcuar rreth anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Ai është shprehur optimist por, ka pohuar se të dy anët të punojnë dhe ty kryejnë obligimet e veta. Ai më tutje ka thënë se Bashkimi Evropian në vete nuk mund të ketë rolin e shpëtimtarit. “Besoj se ekzistojnë pritshmëri më të mëdha, por e dini, Bashkimi Evropian në vete nuk mund të ketë rolin e shpëtimtarit. Ajo është e përgatitur dhe ka për detyrë të ndihmojë pasi e ardhmja e juaj është evropiane dhe ne aspak nuk dyshojmë në atë, por duhet të punohet në…
Prindërit e katër të rinjve të vrarë në vitin 2012 në rastin “Monstra” presin që sot në seancë gjyqësore të dëshmojë ish kryeministrin Zoran Zaev. Siç ka njoftuar gjykatësi, Zaev pritet të mbërrijë në gjykatë në ora 11. Ish kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot pritet të dëshmojë për rastin “Monstra”. Ai është propozuar nga Prokuroria si dëshmitarë. Pritet që gjatë seancës së sotme gjyqësore të dëgjohet nje pjesë e deklaratës së Zaevit në Kuvendi ku ai flet për rastin “Monstra”.
Gjatë ditës së sotme pritet të merret vendimi i kryesisë së Aleancës për Shqiptarët lidhur me koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit, përcjell in7. Nga Aleanca për Shqiptarët konfirmojnë se kryesia Qendrore ka ftuar mbledhje në të cilën pritet, sigurisht të diskutohet dhe të merret vendimi final nëse do të ndodhë koalicioni trepalësh mes ASH – BESA – Alternativa, apo do të ketë vetëm koalicion dypalësh. Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari, ditë më parë p[r mediat kishte thënë se gjasat për një koalicion trepalësh janë minimale. Por një gjë të tillë e kishte kundërshtuar menjëherë edhe vet Aleanca…
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së në të cilën janë propozuar emrat për postet ministrore, por asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk ka pranuar që këta t’i shpalosë para medieve. Derisa i pari i LDK-së, Isa Mustafa është larguar me veturë, nënkryetari Lutfi Haziri ka thënë shkurt se gjithçka është gati për nesër, por pa dhënë ndonjë emër për të cilët janë propozuar në kryesi të partisë.
Inspektorati për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve edhe një vit nuk do të mund të kryejë funksionin e tij. Konfirmimi bëhet për Alsat nga drejtori i këtij organi të sapoformuar. Sipas tij inspektorët e përzgjedhur në konkursin, që do të shpallet javën e ardhshme, nuk do të mund të dalin në terren edhe një kohë të gjatë pasi fillimisht duhet të ndjekin një trajnim nëntë mujor dhe më pas një tjetër tre mujor. “Do të jenë 12 të punësuar, nga të cilët 5 do të jenë inspektorë. Inspektorët që do të jenë të punësuar do të ndjekin trajnim…

