Gjatë ditës së sotme pritet të merret vendimi i kryesisë së Aleancës për Shqiptarët lidhur me koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e 12 prillit, përcjell in7.
Nga Aleanca për Shqiptarët konfirmojnë se kryesia Qendrore ka ftuar mbledhje në të cilën pritet, sigurisht të diskutohet dhe të merret vendimi final nëse do të ndodhë koalicioni trepalësh mes ASH – BESA – Alternativa, apo do të ketë vetëm koalicion dypalësh.
Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari, ditë më parë p[r mediat kishte thënë se gjasat për një koalicion trepalësh janë minimale.
Por një gjë të tillë e kishte kundërshtuar menjëherë edhe vet Aleanca për Shqiptarët, e cila pëmes një komunikate për mediat tha se ende ka gjasa për një koalicion trepalësh dhe se nga kjo parti do të bëjnë maksimunim deri në momentin e fundit, që një koalicion i tillë të bëhet realitet. Sipas informacioneve jo-zyrtare, më afër koalicionit janë dy partitë, ASH-Alternativa.



