Qyteti i Shkupit së shpejti do ta shpallë Konkursin publik për subvencionim të amvisërive dhe subjekteve të tjera në rajonin e Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2020. Me këtë konkurs, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve, në neto shumë më së shumti deri 1.200 denarë, ceket në kumtesë dhe shtohet se gjatë viteve të kaluara subvencioni ka qenë në shumë më së shumti deri 1.000 denarë. Subvencionet do të vlejnë edhe për oxhaqe të pastruara prej 1 janarit, ndërsa konkursi publik i…
Author: Hamdi Kumanova
Në shkollën fillore ‘Krste Misirkov’ në Kumanovë filloi mësimi pa telefona celularë. Sipas Kodeksit të sjelljes në shkollë, nga gjysmëvjetori i dytë arsimtarët dhe nxënësit gjatë orëve do t’i lënë në një vend të posaçëm ndërsa nisma është nisur nga arsimtarët dhe prindërit që nga viti e kaluar arsimor, përcjell Telegrafi Maqedoni. “E dimë se në kohët e sotme telefonat janë më shumë se nevojë, megjithatë jemi dëshmitarë se ndër vite, telefonat e mençur u keqpërdorën në mënyrë maksimale gjatë mësimit. Ne nuk ndaluam telefonat në shkollë, megjithatë gjatë orëve nxënësit dhe arsimtarët do t’i lënë telefonat në vend të…
Grupi punues në të cilin do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm nga fusha të ndryshme do të krijojë rang-listë të kandidatëve për deputetë nga radhët e LSDM-së. Vendimi përfundimtar se cili nga partia do të jetë në listë të deputetëve do të merret në Kongresin e partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të LSDM-së, Ljupço Nikolovskit, aktivitetet në terren ndihmojnë në krijimin e programit për zgjedhjet e ardhshme. “Që nga vera, realizuam 680 takime nëpër lagje dhe 400 vizita në terren”, tha mes tjerash Nikollovski.
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në TV Shenja ka qenë ministri i Kulturës nga AlternAtivA, Hysni Ismaili. Duke folur mbi të arriturat dhe projektet e realizuara në kulturë, Ismaili mes tjerash tha: “Tetova së shpejti do të ketë Sahatkullë – një objekt që i ka munguar shumë Tetovës. Projekti do të përkrahet dhe financohet nga TIKA dhe Qyteti i Konjës së Turqisë”, përfundoi Ismaili.
U hartua në kohën kur Tetova u gjendej në listën e qyteteve më të ndotur në botë, kaluan thuajse 4 vite, “Strategjia e Komunës së Tetovës kundër ajrit të ndotur” që përmban gjithsej 22 pika, asnjëherë nuk u realizua plotësisht. Tetova vazhdon të ketë ajër të ndotur. Nga organizata joqeveritare “Nëna dhe Fëmija” nuk i përjashtojnë protestat, ndërsa Komuna arsyetohet, shkruan Portalb.mk. Ajri i ndotur është problem me të cilën përballen disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Niveli i lartë i ndotjes është rrezik për shëndetin dhe jetën e njeriut. Në Komunën e Tetovës, banorët e këtij qyteti vetëm javët…
Italia vlerëson se Maqedonia e Veriut duhej të kishte filluar tashmë negociatat për anëtarësim me BE-në dhe pret vendim pozitiv të Këshillit Evropian në mars. Ambasadori Italian, Karlo Romeo thotë se asgjë më nuk duhet ta shtyjë fillimin e negociatave, as metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, as miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike apo ndonjë reformë tjetër në vend, ndonëse porosit Shkupin të vazhdojë agjendën reformuese për të mirën e qytetarëve dhe poashtu të organizojë zgjedhje të rregullta. Në intervistën për radion Evropa e Lire, Romeo shton se Maqedonia e Veriut dhe Italia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në…
Një polic është qëlluar me armë zjarri në afërsi të Kishës “Sveti Spas” në Veles. Sipas TV24, policia po kryente kontrolle pas lajmërimeve se banorë të lagjes Ramina po grabisnin çantat e besimtarëve në kishë. Sipas informacioneve të para, pas përleshjes me policinë, një person i dyshuar ka arritur të marrë pistoletën e njërit polic dhe ka gjuajtur pesë plumba në drejtim të të njëjtit. Katër plumba kanë përfunduar në stomak të policit ndërsa njëri plumb ka goditur policin në këmbë Lajmin e ka konfirmuar edhe SPB-Veles. Polici është dërguar në Klinikën e Shkupit. Dorasi është në arrati, ndërsa sipas…
Deputetët i afruan qëndrimet dhe u dakorduan për aspekte të caktuara për reformat e Rregullroes, të cilat duhet t’i miratojë përbërja e ardhshme parlamentare, por megjithatë mbeten edhe dallimet kyçe, ky është epilogu nga dialogu i tretë në kuadër të procesit Zhan Mone në Kuvend. Në dialog morën pjesë kryetari i shtëpisë ligjvënëse, Talat Xhaferi, deputetët nga partitë politike të cilat janë pjesë e Parlamentit, si dhe tre eurodeputetë, Ilhan Quçuk, raportues i përhershëm i PE-së për vendin, Andreas Shider, kryetar i delegacionit në Komitetin e përzier parlamentar BE-Maqedoni e Veriut dhe Marion Valsman, nënkryetare e Delegacionit të Komitetit të…
LSDM, Zoran Zaev dhe Renata Deskoska tërësisht e privatizuan dhe partizuan drejtësinë dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë. Pak iu duk Deskosës që vetveten ta kandidojë për anëtare të Komisionit të Venecies, po e njejta vendosi kriter për të gjithë ata të cilët e japin provimin e jurisprudencës t’i posedojnë librat e bashkëshortit të saj Toni Deskoski. Që skandali të jetë më i madh, Deskoska tërësisht e partizoi edhe Komisionin për provim të jurisprudencës. Në vetë komisionin ka një sërë konfliktesh të interesit. Emërimi i motrës së deputetes nga LSDM-ja, Snezhana Kalevska Vançeva, Antoanela Dimovska, emërimi i Tanja Milevës, bashkëshorte…
Aleanca për Shqiptarët, dega në Zvicër, përmes një njoftimi publik informojnë diasporën në Zvicër, që së bashku me nënkryetarin e ASH, Remzi Memedin dhe kryetarin e Forumit Rinor të ASH-së, Omer Ajdini do të realizojnë një takim me bashkatdhetarët në qytetin Schlieren-Zurich, përcjell in7. “Të nderuar miq dhe simpatizant te Aleancës për Shqiptarë. 12 Prilli po afrohet, prandaj ne si degë e ASH-së në Zvicër së bashku me nënkryetarin e Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi dhe kryetarin e FRASH-it Omer Ajdini do të mbajmë takimin e radhës me bashkëqytetaret në diasporë për t’i dhënë shpresë vendlindjes tonë. Tani është momenti…
Aleanca për Shqiptarët në kuadër të një fushate të saj për të vërtetën e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione ka bërë publike një institucion ku nuk ka fare të punësuar shqiptarë që kanë vende udhëheqëse. Bëhet fjalë për Agjencioni për planifikim hapësinor. Sipas ASH, në këtë institucion 100% maqedonas janë në poste udhëheqëse.
Rreth 32 mijë të punësuar në arsim, gjithashtu nga ky muaj do të mund të marrin rritje të pagave me 10 përqind rritje, në barasvlerë mbi 2 mijë denarë. Ndryshe, rritja e pagave në arsim vjen si kompromis ndërmjet Ministrisë së arsimit dhe shkencës nga njëra anë, dhe Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë, ku kjo e fundit kërkonte rritje të pagave për 25 përqind. “LSDM dy herë e rriti rrogën minimale dhe ajo sot paraqet 14.500 denarë, që është për 60 për qind më shumë në krahasim me vitin 2017 kur ajo ishte vetëm 9.000 denarë. Rroga mesatare në…

