Sot rreth orsës 00:30 pas mesnatës në rrugën “Novo Projektuar” në zonën e Gjorce Petrov, policia nga SPB-Shkup ka arrestuar personin B.D. (39) nga fshatit Kondovë. Gjatë një inspektimi tek ai janë gjetur pistoletë e kalibrit 7.62, me kornizë municioni dhe revolver “ekol vaiper 4.5” si dhe tre patronë. Policia ka informuar Prokurorinë Publike.
Author: Hamdi Kumanova
Faton Fazliu Ditëve të fundit disa derdimenë të politikës, kur e marrin vesh se po gatuhet një koalicion, që ata i dërgon në historinë e turpit, janë aktivizuar turravrap me akuzën “AlternAtivA është me Iranin”. Natyrisht, kjo akuzë do të ishte më e besueshme të mos e thoshte dikush që është në listën e zezë amerikane (bashkë me Kasëm Sulejmanin), por kjo si duket ka qenë lëshim i skenaristit. Megjithëse nuk i merr askush seriozisht ata halabakë të listës së zezë amerikane, dua ta sqaroj se pse bëhet pikërisht ndërlidhja me Iranin. Në kohën që VMRO-ja ishte armik i shqiptarëve,…
Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve të Kosovës. Kështu ka deklaruar sot nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq duke potencuar se nuk do të lejojnë që dikush nga politikanët t’i fajsojë ata për ndonjë dështim eventual. “E vërteta është se Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve, para së gjithash më e rëndësishmja është që të parandalojmë nëse dikush nga Prishtina tenton të na vë neve fajin nëse dështojnë”, ka thënë Simiq për RTS-në, përcjell lajmi.net. Tutje, ai ka theksuar se sot do të bisesojnë më drejtorinë e zyrës për Kosovë…
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se ata për dy herë rritën pagën minimale që është për 60% më shumë kur në vitin 2017 ka qenë vetëm 9.000 denarë. “Paga mesatare në nëntor të vitit 2019 ishte 25.787 denarë dhe thuajse për 2.600 denarë më shumë se paga mesatare e nëntorit të vitit 22017″, thonë nga LSDM. Nga LSDM thonë se mbi 32.000 të punësuar të arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, me rritjen e fundit në janar prej 10% marrin paga më të larta për thuajse 21%” më shumë ndërsa pagat janë rritur edhe në mbrojtjen sociale dhe…
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion me VV-në është bërë në interes të vendit. E vlerësojmë se është një marrëveshje e mirë në interes të ndryshimeve të cilat duhet të ndodhin në vendin tonë, rezultat i mirëkuptimit dhe një punë mjaft të gjatë me Kurtin. “Kemi hulmutar të gjitha alternativat dhe kemi ardhur bashkërisht në një zgjidhje. Duam që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizoj pritjet para saj”, ka deklaruar Mustafa, raporton lajmi.net. Ai është shprehur i kënaqur edhe me numrin e ministrive. /Lajmi.net/
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nëshkruan sot marrëveshjen për bashkëqeverisje. Lideri i VV-së, Albin Kurti ka thënë se nesër në Kuvend do të shkojnë me marrëveshje të nënshkruar. “Na ndan vetëm një ditë nga seanca ku do zgjedhim qeverinë e re ne u takuam me Isa Mustafën dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër në seancë të Kuvendit për ta zgjedhur qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrur vesh për të gjitha”, ka thënë Kurti. Kryeministri i ardhshëm i vendit, Albin Kurti ka thënë se kryetarin e Kuvendit do ta propozojnë nesër mirëpo…
Nga MPB nuk janë përgjigjur në pyetjet e “360 shkallë”. Konfirmim për kërkesën e Çulev dhe për pesë transferet e realizuara tanimë, ka ardhur nga Agjencia për zbulim. Ministri për Punë të Brendshme në Qeverinë teknike, Naqe Çulev, ka filluar procedurë për marjen e Sinisha Aleksovskit, ish këshilltarit kontraverz të Gjorgji Ivanovit, nga Agjencia për Zbulim në MPB, transmeton drejt.mk. Tranaferi për momentin nuk është realizuar sepse është bllokuar në procedurat ligjore të parapara për Qeverinë kalimtare, njofton 360 shkallë. Kërkesa për Aleksovskin është pjesë e fluksit të dytë të marjes së kuadrove nga Agjencia për zbulim që ka inicuar…
3 shkurti do të jetë data kur Kosova me gjasë do ta ketë kryeministrin e ri. Të hënën edhe zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës do të votohet përbërja e Qeverisë së re të kryesuar nga Kurti, shkruan lajmi.net. E nëse ka marrëveshje me LDK-në, lideri i VV-së, Albin Kurti do të zgjidhet kryeministër duke pasur kështu Ramush Haradinaj i cili dha dorëheqje më 19 korrik të vitit të kaluar. Për nesër, Haradinaj do ta ketë edhe një aktivitet, me gjasë të fundit në rolin e kryeministrit. Siç njofton zyra e tij, Haradinaj do të marrë pjesë në shënimin e 30…
Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se do të përkrahin çdo nismë për Vetting, por vlerësojnë se është qesharake që një ide të tillë e propozon BDI-ja. “Është interesante që Artan Grubi përmes Grupit Parlamentar të BDI-së e ka bërë një propozim të tillë, ne e përgëzojmë, i cili paska filluar të mendojë më në fund që të pastrojë radhët e BDI-së, përfshirë edhe liderin e partisë, që mund të jenë të përfshirë në korrupsion dhe në krim. Në si subjekt politik e padyshim do e përkrahim këtë propozim, por është qesharake që këtë propozim e bën BDI dhe Artan Grubi…
Është arritur marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Vetëvendosjes e LDK-së. Burime të afërta me këto parti i kanë thënë KTV-së se Glauk Konjfuca do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar.
Paraburgim prej 30 ditësh i caktoi Gjykata Penale Themelore Shkup një shtetasi Kosovar të dyshuar për vepër penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotropikale dhe prekursorë”. I dyshuari dje në hapësirat e burgut “Idrizovë” në Shkup gjatë vizitës së rregullt tek një person i dënuar, në mënyrë të paautorizuar ka bartur 89,96 gramë kokainë. Nga Prokuroria Publike njoftojnë se masl paraburgim prej 30 ditësh I është caktuar me propozim të prokurorit public për shkak të rrezikut që I dyshuari të ikë, të ndikojë mbi dëshmitarët dhe ta përsëris veprën penale./TV21/
Lëvizshmëria e artistëve dhe profesionistëve, paraqet pjesë vitale në procesin e profilimit dhe zhvillim të kontekstit rajonal kulturor, tha ministri i kulturës, Hysni Ismaili në fjalimin e tij në mbledhjen e Këshillit të ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore, që u mbajt në Rjekë. Ministri Ismaili, në fjalimin e tij, theksoi rëndësinë e politikave dhe instrumenteve të partnerëve të platformës rajonale për mbajtjen e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv në frymën e respektit të ndërsjellë të diversitetit dhe tolerancës, me qëllim ndërtimin e shoqërive bashkëkohore, demokratike dhe të qëndrueshme. “Me qëllim që të realizohen prioritetet e platformës rajonale, ne si…

