Zoran Zaev duket se do të kërkojë sërish mbështetjen e shqiptarëve për të fituar një mandat të dytë për qeverinë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë një deklarate për mediat Zaev është shprehur se është i gatshëm të bëjë koalicion me BDI-në, Alternativë, PDSH-në, Besën, Aleancën. Ai shtoi se së bashku me partitë shqiptare votuan ndryshime kushtetuese si dhe ligjin për përdorimin e shkëlqyeshëm duke mos patur paragjykime maqedonas apo shqiptarë. Maqedonia e Veriut do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme më 12 prill. Zaev shpalli zgjedhjet pasi Këshilli Europian nuk i dha dritën jeshile bashkë me Shqipërinë për cceljen e negociatave.…
Author: Hamdi Kumanova
Me risi të shumta dhe përmirësime teknike, sot fillon sezoni i dytë i projektit „I njohim sëmundjet e rralla“ i aktivistes nga Ohri Gordana Loleska, Super radio dhe shoqata “Jeta me sfida”. Për ekipin që edhe këtë vit punonte në këtë projekt ishte sfidë ngritja e ndërgjegjes ndaj njerëzve të prekur nga një sëmundje të rrallë, problemet me të cilët ballafaqohen ata dhe familjet e tyre, përshtatja maksimale e legjislacionit etj. Këtë vit, përveç diagnozave të përpunuara në gjuhën maqedonase, projekti u shtua edhe me version në gjuhën shqipe dhe gjuhën e shenjave, njëherit ai i tejkaloi kufijtë lokal dhe…
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se VMRO-DPMNE vazhdon me strategjinë humbëse të bllokimit të ligjeve që janë në interes të qytetarëve”. Nga LSDM thonë se deputetja e VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova ka gënjyer opinionin se nuk ka pasur asnjë bllokim të ligjeve dhe proceseve në Kuvend. “Çfarë do të thotë propozimi i qindra mijëra amendamenteve për një ligj, nëse nuk është bllokim i ligjit? Çdo të thotë mos-caktimi i seancave të komisioneve kuvendare nëse nuk është bllokim i ligjit”, shprehen nga LSDM. Ata shtojnë se deputetët e VMRO-DPMNE-së pamundësojnë që Ligi për legalizim të miratohet deri në shpërndarjen e Kuvendit,…
Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural (AMFBZHR) për 15 ditë shtesë e vazhdoi afatin për aplikim për masën 3 “Investime në mjete materialе për përpunim të prodhimeve bujqësore dhe të peshkut” e cila financohet nga programi IPARD 2. Më vend që deri më 11 shkurt të gjithë të interesuarit, aplikacionet e tyre do të mund t’I dorëzojnë deri më 26 shkurt. Afati është vazhduar me kërkesë të palëve të interesuara. Përmes Thirrjes publike për masën 3 në dispozicion janë 13,3 milionë euro. Drejtori i AMFBZHR-së Nikollçe Basbovski informoi se masa mundëson realizim të investimeve në modernizim të…
Qeveria e ka paraqitur në Parlament projektligjin për menaxhim të lëvizjes së lëndëve në gjykata me kërkesë që ai të miratohet me procedurë të shkurtuar, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Me projektligjin, i cili përmban 18 nene parashikohet sigurimi i të drejtës së gjykatësit “natyror” kur të bëhet shpërndarja e lëndëve në gjykata, menaxhimin e lëvizjes së lëndëve në gjykata përmes përdorimit të një sistemi kompjuterik të automatizuar për menaxhim me lëndë gjyqësore, parandalim të ngecjes së lëvizjes së lëndëve gjyqësore dhe krijim të ngecjeve të lëndëve të pazgjidhura gjyqësore, si dhe respektim të afateve ligjore për ndërmarrje të veprimeve procedurale.…
Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë për ‘Pres 24’ ka deklaruars e partia e tij janë për një ligj ku sigurohet Prokurori e pavarur dhe luftohet krimi dhe nëse për këtë LSDM-ja është e gatshme atëherë edhe Ligji për Prokurorinë Publike mund të votohet. “Le të jenë të sinqertë dhe të thonë se Ligjin për Prokurori Publike e miratojnë për amnistimin e Zaevit. Ata duan edhe më tej të ketë një Ruskoska e cila do të akuzojë me urdhra nga Zaev, Joveski që do të mbrojë dhe Kacarska që do të gjykojë. Propozim – ligji për PP…
Ministri i kulturës, Hysni Ismaili, sot në Rjekë morri pjesë dhe mbajti fjalim në mbledhjen e Këshillit të ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore, ku kryesues këtë vit është Republika e Kroacisë. Në fillim të fjalimit të tij, ministri Ismaili shprehu falënderim deri te ministrja Kroate e kulturës Korzhenek për organizimin e mirë të mbledhjes së gjashtë të Këshillit të Ministrave të Evropës Jug-lindore. Njëkohësisht i dëshiroi sukses Qeverisë së Republikës së Kroacisë për agjendën e parashikuar në kuadër të kryesisë së saj të Këshillit të BE dhe shprehu falënderim për mbështetjen që jep Republika e Kroacisë vendit tonë dhe…
Ambasadorja e Britanisë në Shkup Rejçell Gallouej siguron që Britania e Madhe do të mbetet përkrahës i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe raportet ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen, në fjalimin e saj me rastin e Bregzit, njofton Portalb.mk. “Sot është dita kur Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Evropian. Është me rëndësi të thuhet që Britania e Madhe largohet nga BE-ja, po jo nga Evropa”, Gallouej e filloi fjalimin e saj në gjuhë maqedonase. Ajo përkujtoi që Britania e Madhe është investuesi i huaj i drejtpërdrejtë numër një dhe partneri tregtar numër dy i Maqedonisë së Veriut.…
Deputetët e partisë Alternativa janë aktiv në përgatitjen e Ligjit për Prokurorinë Publike, shkruan Almakos. Në takimin e sotëm të grupit punues lidhur me propozim Ligjin për Prokurorinë Publike deputetët e ALTERNATIVA-s propozuan që në Nenin 32 – ku bëhet fjalë për ingerencat e Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcionit, të shtohen dy alinea: – të veproj për vepra penale të cilat e rezikojnë ambientin jetësor dhe të cilat kanë për pasojë shkatërrimin e natyrës (mora shembullin e Jugohromit dhe raste tjera ku ka indicie për krim të organizuar), – të veproj për vepra penale të…
Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Berovë, ku në orën shtatë janë matur minus gjashtë gradë, në Strumicë dhe Demir Kapia me -3, Shtip dhe Manastir me -2. Në Shkup Zajçev Rid, Tetovë dhe Kumanovë -1, informon Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM). Moti sot në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht në drejtim veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëviz në interval nga tetë deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup, do të mbajë mot me diell, vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare…
Sipas trendit statistikor të parashikimeve të motit, muaj shkurt pritet të sjellë një ulje të ndjeshme temperaturash disa gradë nën minus në pothuajse të gjithë Europën. I ftohti polar sipas sinoptikanëve pritet të përfshijë Ballkanin por edhe Italinë mes datave 5 dhe 13 shkurt. Sinoptikanët shpjegojnë se vorbulla e të ftohtit polar që është krijuar në veri është e detyruar të lëviz si pasojë e rrymave të ajri dhe ajo konkretisht po shpërthen në tre segmente.
Partitë politike të cilat kanë vërejtje për Propozim-ligjin e prokurorisë publike sot deri në mesditë duhet të dorëzojnë amendamente ku me siguri të hënën do të mbahet takim i ri ku do të diskutohet për atë se cilat amendamente janë të pranueshme. Ky ka qenë epilogu i takimit të djeshëm i grupeve të punës të partive politike të cilat rreth dy orë kanë diskutuar në Kuvend. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska pas përfundimit të takimit të grupit punues të pushtetit dhe opozitës për ligjin e prokurorisë publike, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga LSDM-ja, BDI-ja, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët…

