Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut procesi “Zhan Mone” sot përfundon me konkluzione dhe rekomandime për hapat e ardhshëm, të cilët sipas paralajmërimeve do të duhet t’i realizojë përbërja e ardhshme parlamentare në lidhje me ndryshimet e Rregullores për punën e Kuvendit. Siç është paralajmëruar, tre eurodeputetët eurodeputetët Ilhan Quçuk, raportues i përhershëm për vendin në PE, Andreas Shider, kryetar i Delegacionit në Komitetin e përzier parlamentar BE-Maqedoni e Veriut, si dhe Marion Valsman, nënkryetare e Delegacionit të Komitetit të përzier parlamentar dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në konferencë për media do ta kumtojnë rezultatin nga…
Author: Hamdi Kumanova
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së sot. Ai ka treguar se në këtë takim është folur rreth mundësisë së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan lajmi.net. “Lidhur me zhvillimet e fundit pas thirrjes së senacës për të hënën. Në konsultimet sot të organizuara shkojnë në funksion të shterrjes së të gjitha mundësive që në bashkëpunim me partnerin e definuar tashmë Vetëvendosjen të angazhohemi bashkërisht për t’i dhënë vendit ekzekutiv, institucione funksionale dhe shpresë për qeverisje më të mirë.”, tha Haziri Haziri më tutje është shprehur se po punohet që…
Seanca e Komisionit kuvendor për shëndetësi, në rend dite të cilës sot duhej të jetë propozim ligji për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope në lexim të parë, është shtyrë me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, informuan për MEDIAL-n nga shërbimet e Kuvendit. Potencuan se të mërkurën (më 5 shkurt) Komisioni do të mbajë seancë në kuadër të cilës është caktuar debat publik për pikën e njëjtë.
Pagat me rritje prej 10 % për punonjësit në arsimin e lartë do të realizohen pas ndryshimeve në ligjin përkatës. Këtë e bëri të ditur rektori i universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski, përmes një njoftimi me shkrim, duke shtuar se është e pakuptueshme se si individë të caktuar të kundërshtojnë kolegët e tyre në realizimin e të drejtave dhe mbrojtjen e interesave kolektive. Në takimin e sotëm me kryeministrin, Oliver Spasovski, zv.kryeministren Milla Carovska, ministrin e Arsimit, Arbër Ademi dhe rektorët e universiteteve publike të RMV-së, na u tha se Qeveria teknike po kthehet në qëndrimin e saj…
Qeveria dhe organet tjera shtetërore kanë realizuar rreth 10 përqind të kërkesave të investuesve të huaj të publikuar në “Librin e bardhë”, kurse rreth 60 përqind janë në procedurë, ka thënë sot zëvendës kryeministrja për çështje ekonomike Milla Carovska në takimin me Këshillin të investuesve të huaj, transmeton Meta.mk. “Një pjesë e madhe e kërkesave dhe propozimeve kanë të bëjnë me rregulloren ligjore që është pjesë e legjislacionit të punës, shëndetit dhe sigurisë në punë dhe Ligjin e ri për marrëdhënie pune, të cilin e kemi krijuar së bashku me odat ekonomike dhe një pjesë e madhe e kërkesave në…
Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërns mbron Marrëveshjen e Prespës kundër paralajmërimeve të VMRO DPMNE-së se do ta rishikojë, respektivisht shfuqizojë të njëjtën nëse do të vjen në pushtet pas zgjedhjeve të prillit. Bërns thotë se marrëveshja nuk ka zgjidhur vetëm çështjen me Greqinë për emrin, por ka vënë themelet e të ardhmes euro-atlantike të vendit. Diplomatja amerikane thekson se është e domosdoshme që qytetarët t’i kenë parasysh dobitë që marrëveshja i solli vendit. “Nuk ka të bëjë vetëm me emrin, por me krijimin e mundësive të njerëzve të vendit dhe rajonit. Rëndësia e Marrëveshjes së Prespës është se konfirmon që…
Sot në komunën tonë pas një periudhe 4 vjeçare kemi përsëri vizitorë. Janë të njëjtit njerëz të cilët i shohim vetëm gjatë fushatave parazgjedhore, me të vetmin qëllim, hedhjen e hirit mbi sytë tanë, duke e mjegulluar realitetin tonë sa të hidhur aq edhe të dhimbshëm. Ata nuk kanë turp edhe pse sot këtë vend e gjejnë të boshatisur dhe të braktisur nga rinia. Pa fije turpi shkelin në zonën ku u bë sakrifica më sublime gjatë vitit 2001, dhe kësaj zone ajo sakrifice sot u kthehet në formën e dhunës moderne që ka instaluar partia që mban pushtetin qendror…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska së bashku me sekretarin shtetëror Dragan Nikoliq dhe përfaqësues nga Sektori për resurse njerëzore në MM dhe nga Shtatmadhoria, sot në Shtëpinë e Armatës patën takim me pjesëtarë të Armatës të cilët këtë vit e përmbushin kushtin – 45 vite moshë, me çka përfundon shërbimi i tyre në Armatë. Nga MM kumtuan se Shekerinska duke i falënderuar të gjithë ushtarët profesionistë për përkushtimin e tyre të deritanishëm dhe angazhimin në shërbimin në Armatë, nënvizoi se siç përfundoi me kënaqësi viti 2019 për të gjithë pjesëtarët të cilët kaluan me punë në Drejtorinë për kryerje të…
“Potencojmë që sipas ligjit aktual, lejohet import i mbetjeve të cilat mund të mënyrë të sigurtë të përpunohen, pa rrezikim të mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve, dhe gjithashtu në mënyrë të sigurtë të përdoren si lëndë e parë ose si burim energjie (sipas karakterizimit të BE-së të lëndëve djegëse alternative). Import i mbetjeve për depozitim dhe asgjësim nuk është i lejuar në shtetin tonë, dhe unë si Ministër nuk do të lejoj që shteti ynë të shëndrohet në një deponi për mbetje nga vendet tjera. Përkundrazi, ne do të lejojmë hapjen e tregut vetëm për zbatimin e parimeve të…
– Pas më shumë se dy orësh ka përfunduar takimi i grupit punues të qeverisë dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë Publike, në të cilin ishin pjesëmarrës ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, si dhe përfaqësues të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së. Takimi i sotëm vjen pas debatit publik dy ditor në të cilin përfaqësues të partive politike dhe ekspertë nga kjo sferë kishin mundësinë t’i shfaqin vërejtjet e tyre. Ministria e Drejtësisë paralajmëroi se një pjesë e tyre do të vendosen në zgjedhjen e propozuar ligjore të cilat duhet të jenë në…
Nesër deri në orën 12 partitë politike të parashtrojnë amendamente, ndërsa pastaj me siguri më së voni deri të hënën do të caktohet takim i ri, në të cilin do të bisedohet cilat nga amendamentet do të pranohen. Këtë e potencoi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska pas përfundimit të takimit të sotëm të grupit punues të pushtetit dhe opozitës për ligjin e prokurorisë publike, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga LSDM-ja, BDI-ja, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Grupi i deputetëve të pavarur i VMRO-DPMNE-së. Deskoska tha se VMRO-DPMNE në takim nuk ka parashtruar amendamente, por kanë lexuar vërejtje prej…
Largimi i të rinjve nga vendi dhe tarifat e larta doganore janë dy problemet më të mëdha që i theksoi kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj, Shtefan Peter. Ai u bëri thirrje drejtorëve të kompanive të huaja dhe të vendit që të mos presin të kalojnë zgjedhjet për të sjellë vendime por të reagojnë menjëherë dhe të sjellin vendime menjëherë. “Nga Maqedonia shpërngulen kuadrot, shpërngulen qytetarët, do të thotë se shpërngulet fuqia punëtore. Kjo mund të zgjidhet vetëm nëse punojmë me qeverinë dhe sektorin e biznesit. Maqedonia ka problem për shkak të kushteve të pavolitshme me doganat”, deklaroi Peter.…

