Seanca e Komisionit kuvendor për shëndetësi, në rend dite të cilës sot duhej të jetë propozim ligji për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope në lexim të parë, është shtyrë me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, informuan për MEDIAL-n nga shërbimet e Kuvendit.
Potencuan se të mërkurën (më 5 shkurt) Komisioni do të mbajë seancë në kuadër të cilës është caktuar debat publik për pikën e njëjtë.



