– Pas më shumë se dy orësh ka përfunduar takimi i grupit punues të qeverisë dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë Publike, në të cilin ishin pjesëmarrës ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, si dhe përfaqësues të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së.
Takimi i sotëm vjen pas debatit publik dy ditor në të cilin përfaqësues të partive politike dhe ekspertë nga kjo sferë kishin mundësinë t’i shfaqin vërejtjet e tyre. Ministria e Drejtësisë paralajmëroi se një pjesë e tyre do të vendosen në zgjedhjen e propozuar ligjore të cilat duhet të jenë në seancë kuvendore nëse partitë politike sot i harmonizojnë qëndrimet.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje deklaroi se është e mundur që projektligji të vihet menjëherë në seancë parlamentare nëse teksti është i harmonizuar.
Për nevojën e miratimit të Ligjit të PP-së tregojnë edhe përfaqësuesit e qeverisë dhe bashkësia ndërkombëtare.
Propozim-ligji i ri për Prokurorinë Publike pritet të miratohet më 12 shkurt, kur duhet të shpërbëhet kjo përbërje kuvendore. Për miratimin e tij nevojitet shumicë prej dy të tretave.



