Deputetët e partisë Alternativa janë aktiv në përgatitjen e Ligjit për Prokurorinë Publike, shkruan Almakos.
Në takimin e sotëm të grupit punues lidhur me propozim Ligjin për Prokurorinë Publike deputetët e ALTERNATIVA-s propozuan që në Nenin 32 – ku bëhet fjalë për ingerencat e Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcionit, të shtohen dy alinea:
- – të veproj për vepra penale të cilat e rezikojnë ambientin jetësor dhe të cilat kanë për pasojë shkatërrimin e natyrës (mora shembullin e Jugohromit dhe raste tjera ku ka indicie për krim të organizuar),
- – të veproj për vepra penale të cilat si pasojë kanë dëmtimin e trashëgimisë kulturore dhe rariteteve natyrore.
Përndryshe dje në Shkup, para Parlamentit të Maqedonisë së Veriut janë mbajtur protestat ekologjike nga qytetar të shumtë nga Shkupi dhe më gjërë. /Almakos/



