Qyteti i Shkupit së shpejti do ta shpallë Konkursin publik për subvencionim të amvisërive dhe subjekteve të tjera në rajonin e Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2020.
Me këtë konkurs, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve, në neto shumë më së shumti deri 1.200 denarë, ceket në kumtesë dhe shtohet se gjatë viteve të kaluara subvencioni ka qenë në shumë më së shumti deri 1.000 denarë.
Subvencionet do të vlejnë edhe për oxhaqe të pastruara prej 1 janarit, ndërsa konkursi publik i cili do të realizohet sipas parimit “i pari që vjen i pari shërbehet”, do të jetë i hapur deri më 30 nëntor apo deri në realizimin e mjeteve në shumë prej dy milionë denarëve të parapara për këtë dedikim me Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020.
Në konkursin publik për kompensim të një pjese të shpenzimeve të qytetarëve dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve mund të marrin pjesë persona fizik dhe juridik, vendbanimet e të cilëve, përkatësisht selitë janë në rajonin e Qytetit të Shkupit, ceket në kumtesë dhe shtohet se pastrimi i oxhaqeve kontribuon për uljen e ndotjes së ajrit gjatë sezonit ngrohës.



