Aleanca për Shqiptarët, dega në Zvicër, përmes një njoftimi publik informojnë diasporën në Zvicër, që së bashku me nënkryetarin e ASH, Remzi Memedin dhe kryetarin e Forumit Rinor të ASH-së, Omer Ajdini do të realizojnë një takim me bashkatdhetarët në qytetin Schlieren-Zurich, përcjell in7.
“Të nderuar miq dhe simpatizant te Aleancës për Shqiptarë. 12 Prilli po afrohet, prandaj ne si degë e ASH-së në Zvicër së bashku me nënkryetarin e Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi dhe kryetarin e FRASH-it Omer Ajdini do të mbajmë takimin e radhës me bashkëqytetaret në diasporë për t’i dhënë shpresë vendlindjes tonë.
Tani është momenti për t’i dhënë fund dhe për ta larguar nga skena politike partinë e cila për dy dekada me radhë shkatërroi çdo vlerë shqiptare dhe me politikëbërjen e saj shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i shndërroi në njerëz të klasës së dytë. Prandaj të nderuar miq, ditën e shtunë (08.02.2020), duke filluar nga ora 19:00 do të organizojmë një takim të përgjithshëm, jo vetëm të degës dhe nëndegëve të ASH-së Zvicër, por edhe me të gjithë miqtë dhe simpatizantët e Aleancës për Shqiptarët këtu në Zvicër. Për këtë arsye, lusim që çdo njëri nga ne t’ju bëj apel, të gjithë miqve dhe familjarëve të tyre që të marrin pjesë në këtë takim. Lokacioni: Klubi Veleshta, Im Werd 6, 8952 Schlieren”.



