Author: Hamdi Kumanova

Një 24 vjeçar dhe babai i tij nga fshati Bogovinë i Tetovës janë arrestuar, pasi dje djali me armë i është kërcënuar infermieres mjekësore në spitalin e Tetovës. Ngjarja ka ndodhur në departamentin e gjinekologjisë, ku infermierja ka bërë pagesën e shërbimeve spitalore, që më herët i ka shfrytëzuar gruaja e tij. “Zyrtarët policorë e SPB Tetovë dje rreth orës 12 dhe 45 minuta, privuan nga liria F.SH (24) dhe A.SH (48), të dy nga Bogovinja e Tetovës, pasi 15 minuta më parë në korridorin e departamentit gjinekologjik F. Sh nxori armën dhe bëri kërcënime ndaj infermieres”, kumtoi Marjan Josifovski…

Lexo më Shumë

Deputeti Syrija Rushiti nga Aleanca për Shqiptarët (AA) sot deklaroi se marrëveshja që më 12 prill të zhvillohen zgjedhje parlamentare duhet të respektohet dhe se ata do të mbështesin shpërbërjen e Kuvendit pa dallim se kush do e sjell nismën për shpërbërjen e tij. “Nëse vazhdojmë kështu joseriozisht të sillemi me kësi lloj marrëveshje, AA në mënyrë serioze do e shqyrtojë mundësinë për pjesëmarrje në të ardhmen për këto takime. Marrëveshja e këtij takimi ishte që më 12 prill duhet të mbahen zgjedhje dhe nuk shoh asnjë arsye që kjo të mos ndodhë”, u shpreh Rushiti. Pa dallim se kush…

Lexo më Shumë

Trajnime mjekësore, trajnime për marrëdhënie me opinionin, pjesëmarrje në trajnime të përbashkëta, kontributi i Armatës së Maqedonisë në operacionet dhe misionet e NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara (KB), angazhimi i Armatës në mbështetje të Ministrisë së Brendshme gjatë përballjeve me krizat e migrimit, si dhe shfrytëzimin e kapaciteteve për trajnim në poligonin “Krivollak”, kanë qenë temat për të cilat të mërkurën kanë biseduar Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë, Gjeneral Vasko Gjurçinovski me homologun e tij nga Serbia, gjeneralin e Shtabit të përgjithshëm, Millan Mojsilloviq i cili po qëndron për visit zyrtare në Maqedoni, raporton KOHA. Në…

Lexo më Shumë

Më 04.02.2020 në ora 12:00 në rrugën “101” në Gostivar, një automjet tip Ford me targa Gostivar, i drejtuar nga Z.Z (44) nga Gostivari, ka goditur një këmbësor tetë vjeçar nga Gostivari, njoftojnë nga MPB-ja, përcjell GazetaExpress. Në aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Gostivar për kujdes mjekësor. Është kryer inspektim ligjornë vendngjarje dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Fillon pagesa e TVSH-ja Ime për tremujorin e dytë, gjegjësisht për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2019. Rreth 197.819 qytetarëve do t’u kthehen 238.075.865 denarë. Këtë e kumtoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska e cila vlerësoi se masa po jep rezultate, gjegjësisht se është e popullarizuar mes qytetarëve dhe se ka rritje të pagesës së TVSH-së në periudhën pasi ka filluar të zbatohet. Masa TVSH-ja Ime zbatohet nga 1 korriku i vitit 2019. Deri më 31 janar të vitit 2020 aplikacionin për skanimin e llogarive fiskale e kanë marrë 236.422 qytetarë, janë skanuar 66.885.228.000…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) gjatë javës do të sjell plan për tre muajt e parë dhe së pari do të fillojë me kontrollin e gjendjes pronësore të kryetarëve të gjykatave. Këtë e paralajmëroi sot kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska para fillimit të ngjarjes për shënimin e Javës së integritetit dhe antikorrupsionit 2020 të organizuar nga Oda ndërkombëtare ekonomike me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës. E pyetur nëse i kanë marrë emrat e gjykatësve, prona e të cilëve do të duhet të kontrollohet, Ivanovska ka thënë se ende nuk kanë marrë asgjë nga Këshilli Gjyqësor Republikan…

Lexo më Shumë

Një djalë i moshës 11 vjeçare ka vdekur në Strugë mëson Strugalajm.com . Djaloshi nga Llabunishti sipas drejtorit të Spitalit të Strugës Muhamed Asani ka ardhur pa shenja jete në Spitalin e Strugës. “Edhe pse ekipi mjekësor bëri përpjekje maksimale fatkeqësisht pa rezultat” tha Asani. Për rastin tragjik mëson Strugalajm.com ka nisur procedurë hetimore edhe organet e drejtësisë.

Lexo më Shumë

Ish kryetari i parlamentit dhe deputeti i Tito Petkovski i tha kryetarit në detyrë Talat Xhaferi se nëse ai do të ishte tani në vendin e tij nuk do t’i thërriste zgjedhjet. Duke folur në “Brifingun e mëngjesit” të Slobodna TV, Petkovski thotë se nuk është e hijshme që kryetari i parlamentit nuk u thirr në mbledhjen e liderëve në të cilën ishte caktuar një datë për zgjedhjet e parakohshme. – përcjell news33.tv “Ka pasur një takim të kryetarëve të partive politike. Ata nuk janë liderë, ata janë thjesht kryetarë partie. Një grup informal, i cili nuk ka as fuqi…

Lexo më Shumë

Plotë 11 vjet VMRO-DPMNE i kishte harruar Armatën dhe mbrojtjen. Për këtë sot munden vetëm të pështyjnë sepse nuk kanë përgjigje pse nuk kanë bërë asgjë këto 11 vite, ka shkruar sot në Fjesbuk ministrja Radmilla Shekerinska. Do të vazhdojnë pështyjnë, thotë Shekerinska, ndërsa ne do të bëhemi anëtare e NATO-s – me apo pa mbështetjen e tyre. “Kanë mundur të sigurojnë paga më të larta për 16 për qind për Armatën ashtu siç janë siguruar tani, por nuk kanë siguruar. Kanë mundur për të gjithë të sigurojnë 7000 denarë kompensim për banim, por nuk e kanë bërë këtë. Kanë…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policorë në SPB Shkup dje kanë privuar nga liria dy shkupjanë R.A (36) në bulevardin “Aradhët partizane” dhe B.S (31) në rrugën “Stojna Stevkova” pasi që janë kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg. Siç kumton MPB, dje në orën 20:00 nëpunës të policisë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.A (36) nga Shkupi, sepse është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg. Ditën e njëjtë në orën 20:30 nëpunës të policisë e kanë privuar nga liria B.S (31) nga Shkupi sepse është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetëve.

Lexo më Shumë

Progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe hapat e fundit të cilat vendi i ka ndërmarrë për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancën e NATO-së, si dhe rruga jonë drejt Bashkimit Evropian, ishin temat kryesore të bisedimeve, të anëtarit të Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së dhe kryetar i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, me nënkryetaren e Institutit Demokratik Kombëtar (IDK), Sheri Brajan dhe me përfaqësues të tjerë nga kjo organizatë joqeveritare. Takimi është realizuar në suaza të vizitave të Bogoevit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington dhe pjesëmarrja e tij në Lutjet e Mëngjesit. Në këtë takim, Bogorvi informoi…

Lexo më Shumë

Për profesorët universitarë në Maqedoninë e Veriut do të ketë rritje të rrogave për 10 për qind, duke filluar nga janari. Për këtë janë dakorduar deputetët të cilët kanë pranuar marrëveshjen e Ministrisë së Arsimit me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e cila do të formalizohet me anë të Ligjit për pagesën e rrogave. Me propozimin e katër deputetëve, Kuvendi dje ka nënvizuar nevojën për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimit të ligjit me procedurë të shkurtuar dhe se kjo siç mësohet do të ndodhë gjatë ditëve në vijim. Në rast se do të kalojnë ndryshimet e ligjit, atëherë profesorët…

Lexo më Shumë