Nëpunësit policorë në SPB Shkup dje kanë privuar nga liria dy shkupjanë R.A (36) në bulevardin “Aradhët partizane” dhe B.S (31) në rrugën “Stojna Stevkova” pasi që janë kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg.
Siç kumton MPB, dje në orën 20:00 nëpunës të policisë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria R.A (36) nga Shkupi, sepse është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg. Ditën e njëjtë në orën 20:30 nëpunës të policisë e kanë privuar nga liria B.S (31) nga Shkupi sepse është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetëve.



