Progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe hapat e fundit të cilat vendi i ka ndërmarrë për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancën e NATO-së, si dhe rruga jonë drejt Bashkimit Evropian, ishin temat kryesore të bisedimeve, të anëtarit të Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së dhe kryetar i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, me nënkryetaren e Institutit Demokratik Kombëtar (IDK), Sheri Brajan dhe me përfaqësues të tjerë nga kjo organizatë joqeveritare.
Takimi është realizuar në suaza të vizitave të Bogoevit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington dhe pjesëmarrja e tij në Lutjet e Mëngjesit.
Në këtë takim, Bogorvi informoi edhe për ngjarjet e fundit në shtetin tonë, funksionimin e Qeverisë teknike e angazhuar për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si dhe për proceset të cilat po zhvillohen në Kuvend.
Sot bota e njeh shtetin tonë si një shembull pozitiv, prej ku vijnë edhe lajmet pozitive. Nga një shtet i robëruar u shndërruam në një vend i cili zgjidh konteste dekadash përmes një rruge të qetë, ndërsa demokracia dhe përfshirja e opinionit në vendimmarrje çdo ditë po avancohen. Këto janë vlera të një vendi i cili po lëviz në rrugën e integrimeve evropiane dhe anëtarësim në NATO.
Gjithashtu, u bë fjalë për rritjen e pjesëmarrjes të të rinjve në politikë, si dhe për avancimin e punës në këshillat komunalë të cilat janë organe përfaqësuese të qytetarëve. Nënkryetarja Brajan e theksoi mundësinë për bashkëpunim më konkret me komunat e vendit tonë.
Kjo organizatë joqeveritare, gjithashtu bashkëpunon edhe ne partitë politike në vend, ndërsa realizojnë edhe një numër të madh të aktiviteteve për rolin e të rinjve dhe gruas në shoqërinë tonë. Është i rëndësishëm kontributi i IDK edhe në punën e shtëpisë ligjdhënëse. Dhe, kështu ata bashkëpunojnë me të gjitha grupet e deputetëve në Kuvend dhe u ndihmojnë në krijimin e zgjidhjeve ligjore të cilat në të vërtetë i reflektojnë nevojat e qytetarëve.
Duke pasur parasysh se IDK është mbështetës i madh i vendit tonë edhe kjo drejtpërdrejt e tregon përmes punës me institucionet tona, organizatat joqeveritare dhe faktorë të tjerë shoqëror, Bogoev ka shprehur falënderim për kontributin dhe angazhimin e tyre.
Është fakt se edhe Republika e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ja janë në partneritet të fuqishëm strategjik, ndërsa mbështetjen të cilën e marrin qytetarët nga kjo forcë botërore është e dukshme në më shumë fusha nga jeta shoqërore.
LSDM – Qendra për Komunikime me Opinionin



