Dje në stacionin policor në Shkup në orën 16:00 është denoncuar se A.S i punësuar në kompani të cilës për momentin nuk i zbardhet emri, në rrugën “Pero Nakov” në Shkup është rrëzuar pa vetëdije pasiqë fillimisht i ka humbur ndjenjat.
Sipas policisë, personi është nga Kumanova dhe ndihma e shpejtë e ka konstatuar vdekjen e tij pa shenja dhune. Nga MPB njoftojnë se është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe se trupi I të ndjerit është dërguar për autopsi.



