VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj komunikatës së LSDM-së, nëpërmjet një komunikate tjetër ku përmend dështimet sociale dhe ekonomike të qeverisë së Zoran Zaevit: – përcjell news33.tv
Maqedonia ka një nga standardet më të ulëta të jetesës në rajon dhe në Evropë. Mbi 500,000 qytetarë jetojnë në prag të varfërisë ndërsa çdo i treti në vend ka probleme të sigurojë jetesën themelore. Me LSDM-në në pushtet qytetarët nuk jetojnë por mbijetojnë.
Zaev dhe LSDM nuk kanë bërë ndonjë reformë thelbësore në këto tre vjet. Asnjë nga premtimet për një pagë prej 500 eurosh. Masat populiste të marra nga LSDM-ja nuk sollën ndryshime thelbësore dhe as prodhuan cilësi më të mirë të jetës ose të ardhura më të larta reale. Qytetarët e ndiejnë atë në kurriz çdo ditë me rritjen e kostos së jetesës dhe taksave.
Në këto tre vjet, LSDM më tej varfëroi qytetarët dhe i zhgënjeu ata me premtimet e tyre të rreme për një jetë më të mirë. Punëtorët e arsimit janë të pakënaqur, mjekët po largohen jashtë shtetit për shkak të kushteve të dobëta shëndetësore, ndërmarrjet vendase marrin frymë në ndihma ndërsa të rinjtë po largohen masivisht. Fakti që të rinjtë janë në vështirësi konfirmohet edhe nga të dhënat e institucioneve me reputacion. Sipas statistikave të publikuara nga revista eminente Ekonomist, Maqedonia renditet e treta në botë në shkallën e papunësisë së të rinjve nga 15 në 24 vjeç. Maqedonia është një nga vendet me nivelin më të lartë të papunësisë së të rinjve. Papunësia e të rinjve është më e larta në Evropë ndërsa papunësia afatgjatë tek të rinjtë është mbi 80% në rajone të caktuara të vendit.
Ndërsa qytetari mesatar vuan, LSDM subvencionon pronarët e bizneseve. Ligji për subvencionimin e kontributeve të sigurimeve shëndetësore dhe sociale nuk funksionon.
LSDM duhet të largohet për një jetë më të mirë në Maqedoni. Zoran Zaev dhe LSDM shkatërruan ekonominë dhe varfëruan më tej vendin. Prandaj, ata duhet të nisen për rindërtimin e Maqedonisë./- thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE.



