Çimentorja USJE, para së cilës sot një grup qytetarësh protestuan, duke shprehur revoltë për shkak të ndotjes, thekson se punon në pajtim me standardet më të larta dhe se paushale janë pohimet e organizatave qytetare.
“Nuk ka një gjë të tillë. Fabrika ka filtra, ka leje të integruar. Nuk ka plumb dhe zink në pluhur, nga vijnë të dhënat tuaja. Ejani dhe sigurohuni që në çdo kohë që dëshironi, do të shihni që ‘Usje’ nuk është shkaku i ajrit të ndotur në Shkup”, thanë nga kompania.
Ndërkaq, aktivistët e Lëvizjes për ajër të pastër e bllokuan hyrjen në USJE.
Gjatë protestave dëgjoheshin thirrje “mjaft dogjët goma dhe mbeturina”, “Mjaft na helmuat, duam të marrim frymë”.
Protestuesit e revoltuar para fabrikës pyetën nëse është e vërtetë që mbeturinat e dyshimta po digjen natën, se tymi i zi po ngrihej dhe akuzuan autoritetet që nuk ndërmerrnin asnjë veprim.



