Në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë më parë, ministrja teknike për Punë dhe Politikë Sociale, Rashella Mirzahi nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ka vendosur tabelë ku shkruhet vetëm Republika e Maqedonisë. Gjatë paraqitjes së saj për media, shihej se prapa saj kishte të vendosur tablo ku mungonte emri i ri shtetit, që ndodhi në bazë të arritjes së marrëveshjes mes vendit tonë dhe shtetit grek dhe e kishte kthyer tabelën e vjetër, e cila përdorej para se të ndryshohej emri.
Ndihmës ministrja e Puëns dhe Politikës Sociale Sanella Shkrijel vlerëson se veprimi i ministres teknike Rashel Mizrahi që të mbaj konferencë për shtyp para tabelës së vjetër në të cilën qëndron Republika e Maqedonisë, është porosi se ajo nuk pajtohet me Marëveshjen e Prespës dhe bën obstruksione.
Sanella Shkrijel, ndihmës ministre e politikës sociale
“Bëhet fjalë për një tabelë të vjetër të cilën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale asnjëherë nuk e ka përdorur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës. Në Ministri sigurisht që ekzistojnë kushte për konfrencë për shtyp, në pajtim me ligjin. Mizrahi e vetëdijshme ka zgjedhur që ta përdor pikërisht atë sallë dhe qëllimi është mëse i qartë të dërgoj porosi se nuk pajtohet me Marrëveshjen e Prespës dhe bënë ostruksion”.
Mizrahi në konferencën e djeshme foli për problemet me fëmijët pa prindër. Mirëpo, kjo nuk është herë e parë që ajo të prononcohet para kësaj tabele, ajo ka mbajtur edhe konferenca të tjera në të njejtën sallë.



