Author: Hamdi Kumanova

Qëndrimin e ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi se do të vazhdojë ta përdorë tabelën me emrin e vjetër, e publikojnë mediet në Greqi, duke transmetuar tekstin e agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Maqedoni e Veriut: Vazhdon të provokojë ministrja e Punës”; “Shkup:Ministrja e Punës nuk e hoqi tabelën me emrin ‘Republika e Maqedonisë”; “Ministrja e Maqedonisë së Veriut insiston për tabelën e vjetër”; “Ministrja e VMRO-së përsëri u paraqit para tabelës kontroverse Republika e Maqedonisë”; “Maqedoni e Veriut:Ministrja e Punës nuk e heq tabelën me emrin e vjetër të vendit”,…

Lexo më Shumë

Kuvendi gjatë ditës së djeshme ka votuar për miratimin e protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO. Nga 116 deputetë që ishin present në sallën e Kuvendit, 114 e votuan kurse dy deputët tjerë nuk votuan, as pro, as kundër por as nuk abstenuan, përcjell TV21. Bëhet fjalë për dy deputet të VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski dhe Zoran Georgievski. Se dy deputetët nuk votuan për miratimin e Protokollit tregon edhe lista e prezencës së deputetëve.

Lexo më Shumë

Se “Xhemijeti” ishte organizatë e cila luftoi për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, këtë e thonë troç edhe albanologët e huaj të njohur, në si: Noel Malcolm, Robert Elsie e Oliver Shmit. Kontributet shkrimore për këtë organizatë, në përgjithësi, mbetën në nivelin e punimeve publicistike, të mendimeve në kuadër të ndonjë monografie etj. Përgjigjen më të plotë rreth disa hamendësimeve në lidhje me veprimtarinë e kësaj organizate, të interesuarit do ta marrin në vitin 2017 përmes monografisë së shkruar dhe vëllimit me dokumente të studiuesit Dr. Skender Asanit me titull: “Veprimtaria e organizatës politike Xhemijeti në…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE pas shumë tentimeve për të penguar proceset integruese që ishin derivate të Marrëveshjes së Prespës, sot ka vendosur për të votuar Protokollin e aderimit të Maqedonisë në NATO, shkruan Gazeta Express. VMRO-DPMNE është kundër Marrëveshjes së Prespës që solli ndryshimin e emrit të shtetit dhe me këtë hapi rrugën e integrimeve, që ishte bllokuar me dekada shkaku i problemeve ndërfqinjësore. Bashkë me VMRO-në, sot votuan 114 depuetetë për t’i hapur rrugë integrimit të plotë në NATO.

Lexo më Shumë

Alternativa e Afrim Gashit vazhdon me takimet e saja intensive në teren. Kohëve të fundit Forumi Rinor – Alternativa i ka intensifikuar takimet e veta me strukturat partiake dhe rinistët partiakë, duke i mobilizuar kështu gjitha degët në aktivizmin rinor për zgjedhjet e 12 prillit. Deri më tani të rinjtë e AlternAtivA-s kanë realizuar takime me aktivistët e rij të Çairit, Gazibabës, Butelit, Bogovinës, Bërvenicës, Tetovës, Kërçovës dhe Shuto Orizares. Të gjitha këto takime kanë qenë në frymë të debateve për aktivizimin politik të rinisë shqiptare në vend.

Lexo më Shumë

Përveç Ali Ahmetit, edhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi sot ka shfrytëzuar foltoren e parlamentit për të iu drejtuar deputetëve. Përkundër Ahmetit i cili i dha kredit partisë së tij për aderimin e Maqedonisë në NATO, Thaçi meritat më të mëdha ia dha kryeministrit Zoran Zaev për anëtarësimin e MAqedonisë në NATO. Ai tha se duhet të lihen anash fjalët e partive të tjera se kinse janë meritore për çështje të rëndësishme për të cilat Zaev mori guxim t’i ndryshojë. “Ne të gjithë kemi votuar, por ai që e bëri këtë të ndodhë është ish-kryeministri Zoran Zaev” tha Thaçi gjatë…

Lexo më Shumë

Pesëmbëdhjetë emigrantë nga Bangladeshi janë gjetur në një automjet “Kia” në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë, në afërsi të fshatit Kosturinë, kumtoi policia. Emigrantët janë gjetur dje në mbrëmje rreth orës 20:00 nga punonjësit policorë nga Stacioni policor për vendkalimin kufitar dhe mbikëqyrjen kufitare Star Dojran, ndërsa drejtuesi i “Kia”-së ka ikur. Me urdhër të prokurorit publik, emigrantët janë vendosur në Qendrën e pranimit për të huaj “Vinojug” në Gjevgjeli dhe në Qendrën e pranimit për të huaj në Gazi Babë në Shkup.

Lexo më Shumë

Safet Xhelali Sot gjendemi në finalen e një procesi të gjatë. Maqedonia e Veriut po bëhet anëtare e tridhjetë e NATO-s. Po kurorëzohet ëndërra e gjeneratave. Të gjithë po vrapojnë për të marë merita, madje edhe partneri afatgjatë i Nikolla Gruevskit, Ali Ahmeti, si dhe ministri i tij lojal, Bujar Osmani. Kuptohet nga rasti mundohet të përfitojë edhe protagonisti i ngjarjeve në Kala, Artan Grubi, fillimisht gjoja kundështar i ashpër i Gruevskit, e më pas votues besnik i tij në Kuvend. Po bëjnë incizime, e po bëjnë selfie, me shpresë se do të na marrin mendjen dhe do të harrojmë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, tha se duhet të shfrytëzohet ky moment që të ndërtohen lidhje të reja të kohezionit. “Sot ne deputetët dhe gjithë qytetarët ndodhemi para një akt të kryer, për anëtarësimin e vendit në NATO. Për arritjen e këtij qëllimi, maqedonasit kanë bërë kompromis të hidhur dhe ne do të vazhdojmë të ushqejmë empati për maqedonasit. Duhet të shfrytëzojmë këtë moment që në të ardhmen të ndërtojmë lidhje të reja të kohezionit. Të gjithë etnitë duhet të fillojmë të ndjejmë shtetin si të veti dhe shteti duhet të jetë i barabartë…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, ka thënë se sot po vuloset njëri prej qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. “Jemi këtu për vulosjen e njërës prej qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin tonë në NATO. Si Aleancë për Shqiptarët e përcaktuar për eurointegrime, ky ishte një ndër prioritet tona më të rëndësishme. Meritat për këtë i takojnë të gjithë qytetarëve të vendit pavarësisht përkatësisë etnike, por pa dyshim që kthesën e ka bëre ngjarjet e 27 prillit të cilat nuk duhet të harrohen asnjëherë”, ka thënë Rashidi, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë