Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Paris të Francës, për të zhvilluar takime të rëndësishme me Ministren për Evropë dhe me Këshilltarin e Presidentit Makron, shkruan Gazeta Express. Osmani, pak para nisjes, ka postuar një video në rrjetin social “Facebook”, duke ju drejtuar qytetarëve në gjuhën franceze, duke treguar për agjendën e tij gjatë vizitës në Paris. Osmani është shprehur i bindur që Maqedonia e Veriut është në rrugë të mbarë për fillimin e negociatave me BE-në, dhe tha se kjo pritet të ndodh gjatë Samitit të ardhshëm.

Lexo më Shumë

Qendra për zhvillim e rajonit planor e Pollogut ka qenë nikoqire e takimit ku është diskutuar për urinë. Sipas diskutimit, në Maqedoninë e Veriut hidhet sasi e madhe e ushqimit, ndërsa nga Banka Ushqimore, e cila kryen funksionin si bankë e vetme për ushqim në vend, potencojnë se zgjidhja për ushqimin e hedhur është tek miratimi i një ligj. Në Maqedoni hidhet aq ushqim sa mund të ushqehet një e treta e popullatës në Tetovë. Këtë e theksojnë nga Banka për Ushqim, e cila është angazhuar që të sillet një ligj për ushqimin që tepron. Përmes një projekti nga Bashkimi…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hrisitjan Mickoski thotë se nuk sheh arsye për pjesëmarrje të mëtutjeshme të deputetëve nga partia që e kryeson në Parlament për shkak mosrespektimit të marrëveshjes politike sot të shpërndahet Kuvendi. “Me të vërtetë nuk e shoh më nevojën e pjesëmarrjes së VMRO-DPMNE-së në Kuvend. Gjatë kësaj dite do të kemi Komitet Ekzekutiv, do ta diskutojmë këtë çështje dhe opinioni do të informohet në kohën e duhur për hapat e radhës të VMRO-DPMNE-së”, tha sot Mickoski në pyetjet e gazetarëve çfarë do të ndërmarrin duke pasur parasysh se nuk është pranuar kërkesa e tyre që shtëpia ligjdhënëse…

Lexo më Shumë

Në rrugën “Drezdenska” në Shkup, respektivisht në fastfodin “Gustav” është gjetur një trup i pajetë i cili është në fazë të shpërbërjes. Për momentin nuk dihet identiteti i personit, dyshohet se bëhet fjalë për person të pastrehë pasi brenda fasfodi që tashmë një kohë të gjatë nuk ka punuar është gjetur një krevat i improvizuar.

Lexo më Shumë

Ndryshimet në Ligjin e punëve të jashtme me të cilin propozohet që ambasadorët të kenë shtetësi të dyfishtë, nuk munden ta kalojnë Komisionin amë për punë të jashtme. Edhe pse janë në rend dite Komisioni vazhdimisht anulohet. Jozyrtarisht kryetari i Komisionit, Antonio Milloshovski nuk e cakton mbledhjen, sepse në biseda joformale me një pjesë të anëtarëve, i është thënë se dy ditë para shpërbërjes së Kuvendit, nuk është mirë të bëhen intervenime parciale për cilindo ligj, përfshirë edhe atë të punëve të jashtme. Dy deputetët Artan Grubi i BDI-së dhe Julijana Nikollovska nga LSDM propozojnë që ambasadorët e ri të…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë në grafën e nënshtetësisë në biografinë e ministrit teknik Naqe Çulev, ka qenë arsye për të cilën ai është përmendër në notën verbale nga Greqia. Ministri i Punëve të Jashtme njoftoi se kanë pranuar notë verbale nga Greqia, për mosrespektim të Marrëveshjes së Prespës nga ana e ministrit teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev. Emrin e ri të shtetit nuk e përdor as ministrja teknike për Punë dhe Politikë Sociale Rashella Mizrahi, për të cilën është kërkuar shkarkimi i saj. Ministri Naqe Çulev tha se ka pasur disa takime pas notës verbale. “Jam takuar me ambasadorin.…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska sot edhe nesër në selinë e NATO-s në Bruksel do të marrë pjesë në takimet e Këshillit veriatlantik, së bashku me ministrat e Mbrojtjes së vendeve – anëtare në Aleancën. “Maqedonia e Veriut pas marrjes së ftesës për anëtarësim në fillim të vitit të kaluar, vazhdimisht merr pjesë në mënyrë aktive në të gjitha takimet e Këshillit veriatlantik të Aleancës. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes veriatlantike, ndërsa pas përfundimit të procesit të fundit për ratifikim në parlamentin spanjoll, shteti jonë do të ketë të drejtë vote për të…

Lexo më Shumë

Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët, kryetari Sela priti në takim zyrtar ambasadorin hungarez Llasllo Duks. Takimi në fjalë temë diskutimi kishte zgjedhjet e parakohshme si dhe situatën e përgjithshme politike në vend. Në këtë drejtim kryetari Sela theksoi se zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit po vijnë si pasojë e nevojës për politika të reja në vend, dhe reforma që do të siguronin stabilitet dhe siguri në vend. Veç tjerash ai shtoi se 12 prilli duhet të dëshmojë demokracinë e vendit nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Theks të veçantë kryetari Sela i dha nevojës për reforma në…

Lexo më Shumë

Tv21 ka siguruar kërkesën që Kryeministri Oliver Spasovski e ka dërguar në Kuvend për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi. Kërkesa ka arritur në Kuvend pak orë më parë, raporton TV21. Kurse të njëjtën kryeministri e paralajmëroi në pres konferencën e sotme në të cilën tha se nuk mund të bëhet marrëveshje me njerëz që shkelin Kushtetutën. Ai më tej tha se Mizrahi është dashur që interesat e shtetit t’i vendos para interesave të partisë. Kurse ministrja, Rashella Mizrahi këmbëngul që tabelën e ka trashëguar, por nga ana tjerët këmbëngul se nuk do ta ndryshoj të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme është ai që duhet ta zgjidh problemin me pasaportat, e nëse ai nuk di duhet të kërkojë këshillë, deklaroi për mediat në pyetjen e gazetarëve zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska gjatë vizitës së sotme në SPB Tetovë. “Më vjen keq që ministri nuk dëshiron t’i paraqesë të gjitha provat, ai është ministër jo të bëjë ankesa, por t’i zgjidhë problemet e qytetarëve. Nëse ai nuk di se si, le të kërkojë këshilla ne jemi të gatshëm të ndihmojmë. Shërbimet tashmë e kanë informuar se mund të paraqitet problem me lëshimin e pasaportave.…

Lexo më Shumë

Panik dhe nervoz në VMRO-DPMNE për miratimin e Ligjit për Prokurori Publike dhe nga kjo që nuk arritën ta mbrojnë krimin e Nikolla Gruevskit. Nëse jeni aq të bindur në gënjeshtrat tuaja, urgjentisht le të dorëzojnë gjithçka që kanë si materiale deri te institucionet, dhe përmes procedurave publike dhe të hapura t’i shohim provat e pretenduara. Milloshoski është një kriminel i dëshpëruar dhe është e dukshme frika te ai nga sundimi i së drejtës dhe nga sistemi i pavarur gjyqësor që në të vërtetë sigurohet me miratimin e LPP. Milloshoski është kriminel dhe i dëmshëm për interesat shtetërore, i njohur…

Lexo më Shumë

Inkurajim që shteti ynë është në rrugë të drejtë, që vazhdon me proceset e duhura reformuese, si dhe pritjet se e gjithë kjo do të konfirmohet edhe nga BE-ja me fillimin e negociatave të vendit tonë me Unionin, ishte theksuar në takimin e sotëm të kryeministrit Oliver Spasovski me u.d. kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Atilla Mesterhazi. Në takim, siç kumtojnë nga pres-shërbimi qeveritar, janë dërguar urime për ratifikimin e suksesshëm të Protokollit për anëtarësim në NATO, dje në Kuvend, nga ana e të gjitha subjekteve politike. U theksua se anëtarësimi në NATO është pasuri e madhe për popullin…

Lexo më Shumë