Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska sot edhe nesër në selinë e NATO-s në Bruksel do të marrë pjesë në takimet e Këshillit veriatlantik, së bashku me ministrat e Mbrojtjes së vendeve – anëtare në Aleancën.
“Maqedonia e Veriut pas marrjes së ftesës për anëtarësim në fillim të vitit të kaluar, vazhdimisht merr pjesë në mënyrë aktive në të gjitha takimet e Këshillit veriatlantik të Aleancës. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes veriatlantike, ndërsa pas përfundimit të procesit të fundit për ratifikim në parlamentin spanjoll, shteti jonë do të ketë të drejtë vote për të gjitha vendimet të marra në NATO, ndërsa lidhen me paqen, sigurinë dhe stabilitetin globalisht”, thuhet në kumtesën e MB-së.
Shekerinska në Bruksel gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin kushtuar misionit “Mbështetje vendimtare” në Afganistan, ndërsa do të ketë më shumë takime dhe mbledhje me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare NË NATO.



