Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hrisitjan Mickoski thotë se nuk sheh arsye për pjesëmarrje të mëtutjeshme të deputetëve nga partia që e kryeson në Parlament për shkak mosrespektimit të marrëveshjes politike sot të shpërndahet Kuvendi.
“Me të vërtetë nuk e shoh më nevojën e pjesëmarrjes së VMRO-DPMNE-së në Kuvend. Gjatë kësaj dite do të kemi Komitet Ekzekutiv, do ta diskutojmë këtë çështje dhe opinioni do të informohet në kohën e duhur për hapat e radhës të VMRO-DPMNE-së”, tha sot Mickoski në pyetjet e gazetarëve çfarë do të ndërmarrin duke pasur parasysh se nuk është pranuar kërkesa e tyre që shtëpia ligjdhënëse të shpërndahet sot.
Mickoski tha se nuk duhet të hiqet dorë nga marrëveshja e arritur politike për afatet e shpërndarjes së Kuvendit dhe për zgjedhjet.
Në lidhje me propozimin e kryeministrit Oliver Spasovski për të shkarkuar Ministrin e Punës Mizrahi, kuadër i deleguar nga VMRO-DPMNE në qeverinë teknike, apelon për maturi dhe dinjitet. Ai i konsideron këto si manovra politike dhe paralajmëron se ata mund ta çojnë vendin në një skenar të vështirë politik.
I pyetur vallë pikërisht propozimi për shkarkimin e Mizrahit do ta shtyj shpërndarjen e Kuvendit, Mickoski tha se do të ishte korrekte sot shumica parlamentare të inkurajohet, të mblidhet dhe të shpërndahet Kuvend siç jemi dakorduar.



