Author: Hamdi Kumanova

Të zgjedhurit e popullit, kanë shpenzuar rreth 3 milion euro për harxhime rruge, pagesë kjo që u bëhet nga buxheti i shtetit. Këtë analizë e ka bërë Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion, për periudhën 2015-2019, që ka të bëjë me harxhimet e deputetëve që përdorin veturat për vajtja ardhje në punë dhe harxhime të pikë pagesave gjatë këtij udhëtimi. Tabel: Antikorrupsioni – Për vitin 2015, është paguar vlerë prej 770.883 eurove – Për vitin 2016, është paguar vlerë prej 698.797 eurove – Për vitin 2017, është paguar vlerë prej 512.000 eurove – Për vitin 2018, është paguar vlerë prej 522.930 eurove…

Lexo më Shumë

Ambasadori francez, Kristijan Timonie thotë se është e rëndësishme të miratohet Ligji për Prokurorinë publike dhe se hyrja e vendit në Bashkimin Evropian varet shumë nga besueshmëria e gjyqësorit dhe nga lufta e fortë kundër korrupsionit. “Është e dëshirueshme dhe e rëndësishme të miratohet Ligji për Prokurorinë publike, pasi që kjo ka qenë një kërkesë kohë më parë e Bashkimit Evropian dhe e shteteve anëtare, pasi që me këtë duhet të forcohen por edhe të mbyllen të gjitha procedurat gjyqësore të hapura dhe të iniciuara nga Prokuroria Speciale Publike. Është e nevojshme të forcohet korniza ligjore, por gjithashtu edhe të…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës me homazhe dhe disa aktivitete solemne do të shënojë 25-vjetorin e fillimit të ligjëratave të para. Aktivitetet në nderim të kësaj date historike do të mbahen të hënën, më 17 shkurt 2020. Siç mësohet nga UT-ja në fillim do të mbahen homazhe tek busti i dëshmorit të arsimit, Abdulselam Emini; Homazhe tek varri i rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani; Vizitë në Muzeun e UT-së në fshatin Poroj; Vendosja e luleve te shtatorja e rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani; Dhe në fund do të mbahet organizimi i Manifestimit solemn në…

Lexo më Shumë

Tetovarët me siguri nuk do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë patinazhin montues në sheshin e qytetit i cili ishte dëmtuar para se të lëshohet në përdorim. Edhe pse drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Darko Kaevski të dielën paralajmëroi se me komunën kanë biseduar për sanim dhe lëshim në përdorim të patinazhit, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi me qëndrime kundërshtuese, tha se do të sanohet, por për shkak të kushteve të motit do të mbetet për vitin e ardhshëm. “Normalisht që do të sanohet, por siç është moti nuk mendoj se do të mund e njëjta të…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se stacioni matës mobil i vendosur në komunën e Gjorçe Petrovit është vënë në funksionim, përkatësisht maten ndotësit SO2, NO-NOx-NO2, CO dhe О3. Vetëm për shkak të një problemi teknik është shkyçur instrumenti për matje simultane të PM10 dhe PM2.5 më 23.12.2019 dhe që atëherë nuk funksionon. Aktualisht, në rrjedhë është procedura për shpalljen e tenderit për furnizimin e pjesëve rezervë, duke përfshirë edhe pjesën e domosdoshme për instrumentin në fjalë. “Me furnizimin e pjesëve rezervë, instrumenti do të servisohet dhe kalibrohet, pastaj do të përfshihet në sistem, ndërsa të dhënat e…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili sot u takua me sekretarin gjeneral të Unionit Shëndetësorë të Botës Islame dr. Kasim Sezen. Bëhet fjalë për organizatë me seli në Ankara, R. e Turqisë, e cila jep mbështetje dhe shërbime konsultuese të krijuesve të politikës në raport me arsimin shëndetësorë dhe përmirësimin e aktiviteteve studentore, pastaj fushata nacionale dhe ndërkombëtare për ndihmë dhe politik shëndetësore, si dhe bashkëpunimi me organizata joqeveritare në baza nacionale dhe ndërkombëtare.

Lexo më Shumë

Nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, deklaroi se BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja po pengojnë miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për të shpëtuar disa funksionarë partiakë nga burgu. Në një intervistë për gazetën LAJM, Zekiri tha se nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill nëse Parlamenti nuk miraton Ligjin për Prokurorinë Publike. Ai e la të hapur mundësinë edhe për përjashtimin e BDI-së nga Qeveria dhe formimin e një shumice të re, nëse partia e Ahmetit nuk ndërpret lojërat destruktive me VMRO-në. “Nëse vazhdon loja e Talat Xhaferi me VMRO-në që të shtyhet séance dhe të mos vihet në…

Lexo më Shumë

SHA “Posta e Maqedonisë” ka shpallur konkurs për punësimin e 280 punëtorëve nëpër filialet e saj në gjithë territorin e shtetit. Konkursi është shpallur vetëm një javë para datës së paralajmëruar për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas këtij konkursi, kërkohen shpërndarës të postës me të paktën arsim të mesëm të kryer, me ose pa përvojë pune dhe me rrogë neto prej më pak se 18 mijë denarëve. Në konkursin e shpallur ditën e Hënë, thuhet se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet varësisht prej numrit të konkurentëve. Nëse në konkurs ka mbi 200…

Lexo më Shumë

Gjykimi për lëndën “Reket” sot është mbyllur për opinionin. Kryetarja e Këshillit gjyqësor Vaska Nikollovska Mazneva në fillim të seancës e largoi opinionin për shkak të asaj që do të lëshohen incizime të cilat përmbajnë materiale, që mund të nxjerrin përmbajtje nga jeta private e një pjese të të akuzuarve. Gjatë hyrjes në seancën gjyqësore, i akuzuari Bojan Jovanovski – Boki 13 gazetarëve u tha se ka mbetur vonë për shkak të asaj që fizikisht është sulmuar nga nëpunësit e burgut. Akuzën për lëndën “Reket” e përfaqësdon shefja e Prokurorisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, Villma Ruskoska.…

Lexo më Shumë

Psai ju ndalua të lëshoj incizime në seancën plenare deputetit Antonio Milloshovski lidhur me rastin “Reket” dhe siç ai pretendon lidhur me Zoran Zaev, ai akuzoi ministren e drejtësisë Renata Deskoska për ligjin për PP. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Deskoskës, përcjell Gazeta Express nga Ina-online.. Ajo tha se incizimin të cilin Milloshovski e lëshoi para disa ditëve në Kuvend, në seancën e komisionit për Çështje Evropiane nuk ishte “bombë”, por një “mjet shpërthyes i vogël”, e i thjeshtë. Deskoska tha se VMRO-ja gjatë gjithë kohës bën obstruksione rreth ligjit.

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Kulturës njoftojnë se së shpejti do të shpallen rezultatet e programit vjetor dhe garantojnë se ministri Hysni Ismaili ka vazhduar me tempon e vendosur nga ministri paraprak, Asaf Ademi, duke ndarë për projektet kulturore shqiptare edhe sivjet 40 për qind nga mjetet e përgjithshme. “Konkurrenca ishte e fortë, përgëzojmë fituesit. Jemi të kënaqur nga projektet e paraqitura si nga krijuesit shqiptarë, poashtu edhe nga ata maqedonas dhe të etnive tjera”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Lexo më Shumë

Shtatëmbëdhjetë pacientë me simptoma të gripit janë hospitalizuar në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve. Nuk janë të gjithë pacientët me komplikime. Kishte dy fëmijë të hospitalizuar në spital me forma më të rënda të bronko-pneumonisë nga komplikimet e gripit. Ndonjëherë fëmijët kanë dhimbje në nyje, muskuj, kocka, ndërsa një fëmijë është me encefalit, deklaroi sot drejtoresha e Klinikës, Natasha Najdanovska Aluloska. Ajo theksoi se nuk kanë pacientë me grip që janë ventilim mekanik. Në lidhje me vajzën që e humbi jetën dje në Klinikë si pasojë e komplikimeve nga gripi, ajo tha se vajza kishte sëmundje kronike, encefalopati dhe…

Lexo më Shumë