Të zgjedhurit e popullit, kanë shpenzuar rreth 3 milion euro për harxhime rruge, pagesë kjo që u bëhet nga buxheti i shtetit. Këtë analizë e ka bërë Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion, për periudhën 2015-2019, që ka të bëjë me harxhimet e deputetëve që përdorin veturat për vajtja ardhje në punë dhe harxhime të pikë pagesave gjatë këtij udhëtimi.
Tabel: Antikorrupsioni
– Për vitin 2015, është paguar vlerë prej 770.883 eurove
– Për vitin 2016, është paguar vlerë prej 698.797 eurove
– Për vitin 2017, është paguar vlerë prej 512.000 eurove
– Për vitin 2018, është paguar vlerë prej 522.930 eurove
– Për vitin 2019, është paguar vlerë prej 390.993 eurove
Pagesa mujore që marrin deputetët për harxhime rruge, është 400 euro. Ndërkaq, edhe përskaj kësaj 23 deputetë marrin para rruge edhe pse në emër të tyre ose të ndonjë antari të familjes kanë banesë në Shkup. Këtë siç thonë nga antokorrupsioni, e kanë arsyetuar me atë që banesa ose shtëpia e tyre nuk është së paku 80 metra katrorë. Mirëpo sipas tyre, nuk është i qartë se në çfarë mënyre është vërtetuar kjo distancë, që të jetë kusht, që deputetët të relizojnë të drejtën e pagesës.
Antikorrupsioni
“23 deputetë kanë banesa të veta ose banesa në emër të ndonjë antari të familjes, që është e locuar në Shkup, ndërsa edhe përskaj kësaj këto deputetë pranojnë para për shfrytëzim të automjeteve për vajtje dhe kthim nga puna, gjegjësisht për udhëtimin në Shkup dhe jashtë tij. Sasia e harxhimeve është 400 euro në muaj në vlerë bruto, ndërsa pagesa bëhet në bazë të kërkesës me shkrim e cila përmbën nënshkrimin e tyre në noter se kërkuesi nuk ka në pronësi ose me qira banesë ose shtëpi me sipërfaqe së paku 80 metra katrorë në Shkup”.
Nga Marrëveshjet për qira pa dallim nga vendi, në lokacionin ose hapsirës së banesës, të gjithë në mënyrë të njejtë marrin nga 400 euro dhe 100 euro.
Për ulje të këtyre harxhimeve të deputetëve, Antikorrupsioni propozon rregullim të kësaj problematike në drejtim të konsolidimit dhe rregullativës nënligjore si dhe pajtimin e saj me mundësitë reale të shtetit dhe nevojat e deputetëve.



