Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Paris të Francës, për të zhvilluar takime të rëndësishme me Ministren për Evropë dhe me Këshilltarin e Presidentit Makron, shkruan Gazeta Express.
Osmani, pak para nisjes, ka postuar një video në rrjetin social “Facebook”, duke ju drejtuar qytetarëve në gjuhën franceze, duke treguar për agjendën e tij gjatë vizitës në Paris.
Osmani është shprehur i bindur që Maqedonia e Veriut është në rrugë të mbarë për fillimin e negociatave me BE-në, dhe tha se kjo pritet të ndodh gjatë Samitit të ardhshëm.



