Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, mbetet në qëndrimin se konferencat për shtyp të MPPS, do t’i zhvilloj para tabelës ku qëndron emri Republika e Maqedonisë. Kjo tabelë, sipas ministres Mizrahi, ka qenë që në kohën kur është zgjedhur ministre, respektivisht atje nuk ka ekzistuar asnjë tabelë tjetër.
“Kjo është tabela e ministrisë dhe unë konferencat për shtyp i zhvilloj para tabelës të cilën e gjeta. Nuk do të vendos mbishkrim i cili nuk ka ekzistuar këtu. Kjo është tabela e ministrisë dhe para kësaj tabelë do të zhvillohen konferencat për shtyp. Pyetjen duhet ta parashtroni në vend tjetër, me disa analistë dhe ekspert lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe të shihni se vallë duhet të vendoset apo jo. Në këtë moment unë nuk vendosi mbishkrim, tha ministrja Mizrahi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se vallë në këtë mënyrë nuk shkelet Marrëveshja e Prespës.
Lidhur me disa informacionet të caktuara se rreth kësaj çështjeje ka reaguar edhe Greqia, ajo tha se nuk ka vërejtur reagime të tilla. Po ashtu ajo u pyet se vallë frikësohet nga pasojat.
“Çfarë pasoja? Ndaj meje prej tuiti? Unë nuk kam tuiter. Apo me notë verbale, të cilët unë asnjëherë nuk e pranova dhe nuk e pash, as që ishte e prezantuar në opinion”, tha Mizrahi.
Në vërejtjen se me këtë tabelë shkelet edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, për të cilën është paraparë edhe dënim, ministrja Mizrahi, thotë se nëse e ka shkelur ligjin dhe pajtohet të gjobitet.
Pas konferencës për shtyp nga MPPS, dërguan edhe sqarim lidhur me këtë përgjigje të ministres.
“Lidhur me deklaratën e sotme të ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, dëshirojmë të japim sqarim shtesë për përgjigjen në pyetjen e gazetarëve e cila kishte të bënë me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ministrja e Rashella Mizrahi, është qytetare e R.Maqedonisë dhe tatimpagues e cila e zbaton Kushtetutën dhe dispozitat ligjore pozitive, si dhe të gjithë qytetarët tjerë të Maqedonisë. Nëse ministrja Mizrahi, ka vepruar në kundërshtim me normat juridike pozitive ekzistuese ajo është e gatshme të mbajë përgjegjësi”, thuhet në sqarimin e MPPS-së.



