Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski nuk ka pasur mundësi më hollësisht të njihet me përmbajtjen e regjistrimit që në Komisionin kuvendor e publikoi deputeti Antonio Milloshoski, për të cilin tha se është i lidhur me rastin “Reket”. Nga ajo që ka mundur ta lexojë nga transkriptet, siç tha. mund të shihet koka e oktopodit dhe se këtë duhet ta shohë edhe Prokuroria Publike.
“Nga ajo që mund shkurt ta lexoj para këtij takimi mund të kuptohet se në regjistrim dëgjohet zëri i ish kryeminsitrit si e këshillon rë dyshuarin e parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovskin dhe e pyet kush e financon televizionin, ndërsa ai i tregon si e financon. Nga kjo që e lexova praktikisht bëhet fjalë për mjete, nëse na kujtohet mirë ishin transferuar nga një biznesmen për ndërtimin e shtëpive për pleq, pjesë e asaj organizatë joqeveritare Bashkimi Ndërkombëtar”, tha Mickoski.
Ai theksoi se transkripti ka theksuar se personi “për të cilin thuhet se është ish kryeministër” tregon se e ndihmojnë atë televizion përmes donacioneve, shërbimeve të marketingut që, siç potencon, korrespondon me atë që ai para disa muajve vetë ka deklaruar se ky është televizion proqeveritar.



