Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin.
Pas një debati të ashpër që ka përfunduar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shumë, me 62 vota pro, deputetët kanë miratuar propozimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për shkarkimin e ministres Mizrhai, e cila në këtë post ishte propozuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila me dy ministra merr pjesë në qeverinë teknike deri në zgjedhjet e 12 prillit.



