Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mbajti mbledhje koordinative me shefen e Zyrës së OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavila dhe përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara: UNDP, UNFPA dhe UNICEF të cilët kanë ndërlidhje me sistemin e shëndetësisë, kumtoj sot Ministria e Shëndetësisë.
Lidhur me koronavirusin Filipçe, pas takimit që u mbaj dje, deklaroi se gjithë sistemi është ngritur në nivel të lartë të sigurisë dhe se përcillet çdo informacion që vjen, si nga institucionet e rëndësishme relevante, ashtu edhe nga vendet fqinje.
“Bashkëpunimi më OBSH vazhdon edhe mëtej. Në çdo moment është aktuale çështja e epidemisë nga koronavirusi. Është shumë vështirë tani të supozohet se kur epideMEDIAL do ta arrijë kulmin, kur gjithnjë e më shumë raste të reja, para se gjithash në Kinë. Mund të them se ne jemi tërësisht të të gatshëm të përballemi me këtë sfidë”, theksoi Filipçe.
“Do të doja t’ju bind të gjithëve se e përcjellim nga afër situatën, kapacitetet e vendit janë të gatshme në rast të paraqitjes së mundshme të koronavirusit., Sistemi për paralajmërim të hershëm dhe intervenim të shpejtë është mesatarisht i mirë. Nuk themi se Maqedonia e Veriut ka një nga sistemet më të mira për paralajmërim të hershëm lidhur sëmundjet dhe epidemitë në gjithë rajonin”, deklaroi shefja e Zyrës së OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavila.



