Nëse e miratojmë Ligjin për Prokurorinë publike, do të dërgojmë një lajm të shkëlqyeshëm dhe një sinjal të shkëlqyeshëm se Republika e Maqedonisë së Veriut mund edhe në këtë periudhë parazgjedhore të marrë vendime të vështira nëse bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit në BE, thotë Bojan Mariçiq, koordinator kombëtar për Çështje Evropiane në Qeveri.
Ai në intervistën e të dielës për Radion Evropa e Lirë (REL) tha se vendi i ka përmbushur kushtet për negociata. “Tani mbetet në përgjegjësinë e BE-së për të marrë vendim. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet të japim kurrfarë parashikime konkrete lidhur me datat”, vlerëson Mariçiq, sepse, siç thotë ai, në të kaluarën kjo nuk ka funksionuar.
“Ne jemi të gatshëm për negociata, i kemi përmbushur të gjitha kushtet dhe besojmë se e kemi merituar që në tetor të marrim vendim për fillimin e negociatave. Për këtë arsye është e rëndësishme ai vendim për fillimin e negociatave qytetarët ta marrin sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që ata të mund të marrin një sinjal të vërtetë nga BE që të gjitha vendimet e vështira në të kaluarën dhe të gjitha reformat e vështira me të vërtetë ia vlejtën. Ai do të ishte një mesazh i qartë për qytetarët, jo ndaj ndonjë opsioni politik, pasi mendojmë se për qytetarët është e rëndësishme sa më herët kjo të miratohet dhe a do të jetë në mars, kjo asnjë rast, nuk varet nga ne si shtet. Përndryshe sa na takon neve, unë kam thënë tashmë se që në tetor do ta merrnim atë. Sa më herët të ndodhë kjo, do të jetë pozitive për ne. Mundësia e vetme e Samitit në maj është Këshilli në mjars, kështu që varet prej tyre dhe përgjegjësia është e tyre për të sjellin vendim”, tha Mariçiq.
Në pyetjen nëse metodologjia e re do ta komplikojë apo lehtësojë procesin e negociatave të BE-së, Mariçiq me përgjigje se është e vështirë paraprakisht të thuhet se cili do të jetë roli i saj i fundit apo qëllimi përfundimtar.
“Qëllimi kryesor i kësaj metodologjie është ta lehtësojë, përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe ta bëjë atë më thelbësor dhe më politik. Kjo do të thotë që burokracia do të ketë një rol, por faktorët politikë në institucionet evropiane, veçanërisht vendet anëtare, duhet të luajnë një rol më të madh nga se kanë pasur deri më tani. Gjithashtu, grupimi i politikave, gjegjësisht kapitujve në disa klasterë, nënkupton grupimin e temave që do të diskutohen, por edhe lidhjen e tyre të ndërsjellë. Unë pres që ky proces ta zhbllokojë situatën aktuale, e cila është e papërmbajtshme për të gjitha vendet kandidate dhe për shtetet anëtare dhe për institucionet evropiane, ndërsa se si do të rrjedhë kjo metodologji në praktikë dhe çfarë jete do i jepet kësaj metodologjie do të varet nga aktorët, si dhe për gjitha ciklet e deritanishme të negociatave të anëtarësimit”, thekson Mariçiq.
Sipas tij, Ligji për Prokurorinë publike asnjëherë nuk është vendosur si kusht për fillimin e negociatave me BE-në, në asnjë plan reformash, por çdo hap që vendi e ndërmerr për forcimin e shtetit juridik dhe sundimit të ligjit i ndihmon.
“Është përmendur disa herë nga disa shtete mike, shtetet anëtare të Unionit në kuptimin e vazhdimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe vazhdimit të rasteve të PSP-së para Gjykatës. Ishte i rëndësishëm dhe në këtë kuptim kanë qenë pritjet. Nuk besoj se vendimi varet nga ky ligj, por do të jetë një lajm i shkëlqyeshëm dhe një sinjal i shkëlqyeshëm që Republika e Maqedonisë së Veriut të mund edhe në këtë periudhë parazgjedhore të marrë vendime të vështira nëse bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit në BE”, potencon Mariçiq.



