Në mesin e deputetëve vota e të cilëve nuk u regjistrua herën e parë për Ligjin për Prokurori publike është edhe vota e kryetarit të BDIsë, Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Sipas listingut, përpos Ahmetit, vota nuk ju regjistrua as edhe Xhevat Ademit, Liljana Popovskës, Samka Ibraimovskit dhe Amdi Bajramit.
Votimi i parë kishte 74 vota, ndërsa më pas i njëjti u anulua nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për shkak problemeve me sistemin.
Në votimin e dytë, 80 deputetë u deklaruan pro ligjit, ndërsa kjo shkaktoi pakënaqësi nga ana e deputetëve të VMRO-së, të cilët thonë, se ky ligj është sjellë në mënyrë kriminale dhe se Xhaferi nuk është dashur që ta përsërisë votimin. Madje, ata kanë paralajmëruar padi ndaj Xhaferit, për shkelje të rregullores, si dhe kanë kërkuar nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski që të mos e votoj Ligjin.
Data 25.09.2026
Aktuale
- LSDM: Platforma ZNAM 2.0 punon në favor të Mickoskit
- Afatet për zgjedhjen e Presidentit: Një moment vendimtar për Kosovën
- Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK/ “96 vrasje”? Azgan Haklaj: Të tregohet prova që lidhi çdo krim me të dënuarit
- LSDM: Platforma ZNAM 2.0 punon në favor të Mickoskit
- 24% e familjeve që kanë një kredi paguajnë mbi 30% të të ardhurave për këstin
- Zbuloni nëse dikush ka pëlqim për ju: Rregulli i 3 sekondave
- LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
- Përplasje e fortë në studio: Lala dhe Rexhaj në një debat të nxehtë



