Në Maqedoninë e Veriut mungojnë 536 zjarrfikës, tregojnë të dhënat e Qendrës për Komunikim Civil. Vetëm katër nga 30 njësi kanë më tepër se minimumi ligjor dhe atë një apo dy, derisa gjashtë njësi kanë aq sa minimumi i lejuar.
Më tepër zjarrfikës, dhe atë mbi 200, i mungojnë vetëm Shkupit. Më pas vijojnë Tetova, ku mungojnë 65 zjarrfikës dhe Gostivari me mungesë prej 52 zjarrfikës më pak nga rregullorja e paraparë. Në Kumanovë mungojnë 49 zjarrfikës, në Manastir 32, në Prilep 26.
Kur bëhet fjalë për automjetet e zjarrfikësve, siç thuhet në raport, njësitë e zjarrfikësve kanë gjithsej 241 automjete. Këto automjete mesatarisht janë të vjetra rreth 28 vite, dhe 68% e tyre janë nga shekulli i kaluar. Për krahasim nga zjarrfikësit, një hulumtim i veturave të ministrive dhe komunave tregoi se veturat e tyre janë të vjetra vetëm 12 vite.
Data 08.10.2026
Aktuale
- Arda Turan pritet të jetë trajneri i ri i Turqisë
- U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i jep pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare
- Vrasja e shqiptarit në Itali/ Ish-gruaja dhe i dashuri i saj deshën t’i merrnin shtëpinë. Pyetën edhe ChatGPT si ta helmonin
- “Nuk e njoha kurrë babain”, vajza e dëshmorit të UÇK-së: Eshtrat iu gjetën në varrezë masive, studioj si AI mund të ruajë kujtesën e viktimave të luftës
- SHBA, akuza të reja ndaj Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane
- “Kur profesorja e Solfezhit po mësonte të vilte pambuk nëpër arat e Lushnjës, një kooperativiste e dalluar e fshatrave të këtij rrethi, Lenka Çuko…”/ Historia e panjohur e tre kushërirave të Enver Hoxhës
- Senatorja amerikane Shaheen shpallet “Qytetare Nderi” në Sarajevë, do ta vizitojë edhe Kosovën
- Momente historike: Çitaku ndan një fotografi të veçantë nga Vatikan



