Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns, në rrjetin social fejsbuk, ka shkruar se përbërja e nëntë parlamentare, e cila u shpërbë gjatë ditës së djeshme, ka arritur përparim në agjendën reformuese në tre vitet e fundit.
Votimi i disa ligjeve, mes të cilëve Ligji për Prokurori, për mbrojtje, për gjuhë, sipas ambasadores ka ndihmuar në sigurimin e të ardhmes transatlantike të vendit.
“Si përfundim të përbërjes së nëntë parlamentare në historinë e Maqedonisë së Veriut, do të doja të pranoj avancimin e dukshëm që është arritur në tre vitet e fundit. Kjo përfshinë ratifikimin e protokollit për NATO, ratifikimin dhe hapat për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, ratifikimin e Marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë, si dhe miratimin e ligjeve për Agjencinë nacionale për siguri dhe Agjencinë operative teknike, Ligjin për gjuhët, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtje, Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi dhe Ligji për prokurori publike. Këto arritje tregojnë përkushtim të Maqedonisë së Veriut për agjendën reformuese, në favor të qytetarëve të saj dhe të ndihmojnë në sigurimin e të ardhmes transatlantike të vendit”, ka shkruar Bërns në fejsbuk, përcjell SHENJA.
Data 25.09.2026
Aktuale
- Zbuloni nëse dikush ka pëlqim për ju: Rregulli i 3 sekondave
- LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
- Përplasje e fortë në studio: Lala dhe Rexhaj në një debat të nxehtë
- Në kulmin e krizës, pritet të shtohet taksë e re për naftën 3 lekë/litër; Efekti 40 mln euro/vit
- Gazetari paralajmëron: Do ketë të tjera skandale
- “Një ditë pune shumë efikase dhe produktive”! Horoskopi i ditës, 25 shtator 2026. Parashikimi për çdo shenjë
- Kryeministri izraelit i drejtohet OKB-së mes largimeve nga salla dhe protestave në New York
- Tërmet mbrëmjen e sotme tronditi disa pjesë të Maqedonisë – këto janë detajet



