Author: Hamdi Kumanova

Mungesa e pasaportave në vend nuk është i vetmi problem, pasi qytetarët ankohen edhe për mungesa të lejeve për vozitje. Qytetarët të cilët kanë pasur probleme me sigurimin e dokumenteve, për Faktor thonë se është e vështirë të merret edhe leja për vozitje. “Bëra kërkesë në emrin tim për leje për vozitje, ndërsa mora përgjigje se këto dokumente për momentin nuk janë, pasi mungojnë formularët. Disi me urgjencë, arrita ta marr dokumentin e lejes për vozitje, në mënyrë që të mund ta regjistroj makinën. Njerëzit që më ndihmuan thanë se kjo është leja e fundit për vozitje, e cila disi…

Lexo më Shumë

Vetëm dy javë pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për veprim me mbeturina, me të cilat Kuvendi ndaloi import të mbeturinave për djegie, tema për mbeturinat dhe ndotja u largua nga fokusi i opinionit. Kah fundi i vitit të kaluar alarmin e ndezën fotografi të ndara nëpër rrjetet sociale, të kamionëve përplot me mbeturina të ndryshme industriale të dedikuara për djegie në kapacitetet industriale të vendit, ndërsa mosbesimi e zmadhuan arsyetimet jo bindëse të organeve kompetente të shtetit që rruga e mbeturinave që importohen, deri te shfrytëzuesi përfundimtar, kontrollohet në mënyrë të rregullt, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. “MMJPH me përgjegjësi pohon që…

Lexo më Shumë

LSDM: Mickoski është i njëjtë si Gruevski, ata dinë vetëm për barok, përmendore dhe provizione nga rrugë të parregulluara Reagim ndaj qëndrimeve të Hristian Mickoskit Kishte kohë VMRO-DPMNE-ja 11 vite të bënte diçka pozitive për shtetin dhe qytetarët e saj edhe në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës. Por, e vetmja gjë që bënë gjatë qeverisjes së tyre është krimi në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Koha e VMRO-DPMNE-së do të mbetet thellë e ngulitur në kujtesën e qytetarëve si qeverisje kriminale, e mbajtur mend pas plaçkitjes së qytetarëve, shkatërrimit ekonomik dhe gjithsej 10 kilometrave autostradë të ndërtuar! Sot, ekzekutori…

Lexo më Shumë

Kompanitë ndërtimore të Maqedonisë së Veriut në tregun e huaj kanë realizuar më pak projekte, për atë megjithatë kanë arritur të nënshkruajnë më shumë marrëveshje për aktivitete ndërtimore që duhet të realizohen, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, njofton Portalb.mk. Punët e kryera ndërtimore jashtë vendit jashtë vendit kanë kushtuar mbi 4,5 milionë euro që është 77,3% më pak se në vitin 2018-të. Nga ana tjetër, ndërtimtarët kanë nënshkruar marrëveshje për projekte e vlerë prej 66 milionë euro, gjegjësisht thuajse dy herë e gjysmë më shumë se marrëveshjet në vitin 2018-të. Ashtu siç edhe në vitin e kaluar,…

Lexo më Shumë

Hakmarrje gjaku, kontest pronësor, qërim hesapesh personale, kanë qenë informacionet për vrasjen e katër djelmoshave dhe peshkatarit në Liqenin e Smillkovës, të cilët i kanë ardhur Gordana Jankulloskës e cila në vitin 2012 ishte ministre e Punëve të Brendshme. Ajo sot në dëshminë e saj për lëndën “Monstra” tha se një pjesë të informacioneve kanë mbajtur, por një pjesë janë hedhur poshtë menjëherë. Pyetjes së prokurores Fatime Fetai nëse është takuar me Sasho Mijallkov se në “bombat” e 29 janarit 2013 të cilat janë lëshuar në gjykatë ai i ka thënë se ka analizë për rastin dhe se do t’ia…

Lexo më Shumë

Një grup qytetarët në Prokurori kërkojnë të hetohet roli i deputetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Anotnio Milloshoski në Kuvend më 27 prill. Në kërkesën e adresuar në Prokurorinë që e udhëheq Vilma Ruskovska, shkruan se edhe pse gjykimi për këtë lëndë nuk janë përfshirë të gjithë personat e përfshirë. Ato thonë se duhet të merret parasysh edhe deklarata e deputetit Krsto Mukoski i cili nga foltorja në Kuvend tha se Milloshoski ka dhënë udhëzime se kah duhet të shkojë turma. Në kërkesë kërkohet edhe Mukoski të deklarohet në Prokurori për rolin e Milloshoskit më 27 prill. “Duke marrë parasysh deklaratën…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel kishte takim me kryeministrin, Oliver Spasovski, ku tha se NATO po përgatitet për ceremoninë e anëtarësimit të vendit në aleancë. Stoltenberg uroi ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike në Kuvend dhe para mysafirëve i tregoi vendet ku planifikohet të vendoset shtiza, flamuri dhe pllaka me emrin e Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë e anëtarësimit në aleancë. Kryeministri Spasovskit, sipas njoftimi qeveritar për shtyp, bashkërisht me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, falënderoi për takimin dhe përkrahjen që NATO, vendet anëtare të NATO-s dhe posaçërisht sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg dhanë dritë të gjelbër për anëtarësimin e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Antonio Milloshoski i OBRM-PDUKM-së, sot në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka dorëzuar materiale të përgjuara. Materialet që Milloshoski i ka dorëzuar në Prokurori, janë ato të cilat i lëshoi në njërën nga seancat e Komisionit për Politikë të Jashtme. Milloshoski kërkoi që Prokuroria ta ftojë të dëshmojë ish-kryeministrin Zoran Zaev, pasi sipas tij, ka dyshime se Zaevi është i përfshirë në aferën e “Haraçi”. “Prokurorja ishte korrekte, bëri transkriptë për materialin e dorëzuar dhe tha se i njëjti do të kyçet në hetimet për Lidhjen Ndërkombëtare. Siç kam thënë, këto materiale tregojnë se Zoran Zaevi…

Lexo më Shumë

Në rrugën lokale të fshatit Robovë, në hyrje të fshatit Robovë të Strumicës, dje rreth orës 07.45 nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Novosellë” në një automjet transportues “iveko furgon” me targa të Shkupit, kanë gjetur pesë emigrantë, prej të cilëve dy nga Afganistani dhe tre nga Pakistani. Nga MPB sot informuan se shoferi i automjetit transportues D.D. (62) nga Shkupi është privuar nga liria dhe së bashku me emigrantët janë dërguar në SPB Strumicë. Kundër D.D. është ngritur kallëzim penal deri te PTHP, ndërsa me urdhër të prokurorit publik emigrantët janë dorëzuar në Qendrën…

Lexo më Shumë

Muhamed Zeqiri, nënkryetar dhe deputet i LSDM-së në emisionin “Otvoreno” në TV 24 ka folur për Marshin e drejtësisë ku kanë marrë pjesë 15.000 qytetarë dhe ka shpjeguar se pse ishte organizuar. “Jo vetëm ne si LSDM, por edhe qytetarët duan drejtësi. Por ajo pse nuk kemi drejtësi nuk është për fajin tonë. Integriteti i gjykatësve është në pyetje, prandaj edhe ekziston pakënaqësi e madhe. Ata janë joefikas në miratimin e vendimeve në udhëheqjen e lëndëve. Pse ishte i rëndësishëm ky Ligj për Prokurori publike? E para, pasi duhej të shpëtohen lëndët e PSP-së dhe hetimet që janë hapur. Tani…

Lexo më Shumë

Përbërja e deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit në Kuvendin e RMV-së, punoi me përkushtim dhe për vetëm tre vite, solli një sërë vendimesh historike të cilat e siguruan të ardhmen e shtetit dhe e trasuan rrugën e suksesit dhe përparimit. Shembull i fundit dhe më i rëndësishëm për atë është miratimi i Ligjit për prokurorinë publike dhe Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik, me çka u rrumbullakësuan reformat në jurisprudencë. Këtyre dy ligjeve u paraprinë Ligji për gjykatat dhe Ligji për këshillin gjyqësor me çka u vendos themeli i reformave gjyqësore, mbështetur edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë, BE dhe SHBA.…

Lexo më Shumë

Në takimin e tretë me radhë tematik të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini me përfaqësuesit e shoqërive qytetare, që u mbajt sot në hapësirat e MMJPH-së, temë e diskutimit ishte mbrojtja e ujit dhe menaxhimit të burimeve të ujit në vend. Kjo temë ngjalli interesim të madh te të pranishmit dhe rezultoi në një diskutim të frytshëm shumë orësh, ku u shkëmbyen jo vetëm informacione të dobishme për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara në këtë fushë dhe mbi përparësitë e Ministrisë në periudhën e ardhshme, por edhe për mënyrat e mundshme për të thelluar bashkëpunimin e…

Lexo më Shumë