LSDM: Mickoski është i njëjtë si Gruevski, ata dinë vetëm për barok, përmendore dhe provizione nga rrugë të parregulluara
Reagim ndaj qëndrimeve të Hristian Mickoskit
Kishte kohë VMRO-DPMNE-ja 11 vite të bënte diçka pozitive për shtetin dhe qytetarët e saj edhe në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës. Por, e vetmja gjë që bënë gjatë qeverisjes së tyre është krimi në të gjitha fushat e jetës shoqërore.
Koha e VMRO-DPMNE-së do të mbetet thellë e ngulitur në kujtesën e qytetarëve si qeverisje kriminale, e mbajtur mend pas plaçkitjes së qytetarëve, shkatërrimit ekonomik dhe gjithsej 10 kilometrave autostradë të ndërtuar!
Sot, ekzekutori Mickoski nuk ka çfarë tjetër të ofrojë, por po e përshkruan dhe kopjon programin e LSDM-së për infrastrukturë.
Nuk ka ide, nuk ka program, gjëja e vetme në të cilën është përqendruar Mickoski është mbrojta e krimit të Gruevskit.
Mickoski duhet të dijë që për kopjim dhe plagjiaturë mund të biesh nga provimi dhe jo vetëm kaq, por edhe humbet e drejta e testimit për 4 vjet, nëse deri atëherë mbetet kryetar i VMRO-DPMNE-së kriminele pas humbjes më 12 prill.
Asgjë nuk ka ndryshuar në VMRO-DPMNE, është e njëjta e pareformuar, parti e robëruar nga Nikolla Gruevski.
Edhe një konfirmim për këtë është se nga kjo parti po propozojnë projekte që janë tashmë në zbatim dhe janë të përfshira në Programin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët.
Koha e qeverisjes e VMRO-DPMNE-së mbetet të kujtohet si një kohë kur pamëshirshëm u shpenzuan paratë e Buxhetit në barok, përmendore dhe palma në vend të autostradave, ujësjellësve dhe kanalizimeve.
Çdo projekt kriminal, me marrëveshje të korruptuara dhe skandale, me përqindje, siç e kemi dëgjuar nga bisedat e Janakieskit dhe Gruevskit në stilin “mos ta teprojmë”.
Në pjesën e filluar të autostradës Miladinovc – Shtip, u gjetën banderola në mes të rrugës, pa ndërlidhje të parashikuara për aksin e autostradës për në Ohër.
Për dallim nga VMRO-DPMNE-ja, LSDM-ja në vetëm 2.5 vjet mandat, ndërtoi dhe rehabilitoi 750 kilometra rrugë, e përfundoi autostradën Miladinovc-Shtip dhe i zgjidhi të gjitha mangësitë. Është zhbllokuar edhe ndërtimi i autostradës për në Ohër, ku janë riparuar të gjitha gabimet dhe gropat në projekt.
Nuk ka rrugë në vend që nuk është rirregulluar ose është tashmë në proces të rirregullimit.
Për vetëm 2,5 vjet janë ndërtuar 400 kilometra kanalizime dhe ujësjellës.
Derisa VMRO-DPMNE-ja ka vjedhur para nga qytetarët për 11 vjet, LSDM-ja po ndërton rrugë, ujësjellës, kanalizim, gjithçka që nevojitet për qytetarët.
Për këtë arsyeje përpjekjet e VMRO-DPMNE-së janë të kota dhe të ekzekutorit Mickoski për të manipuluar me qytetarët. Sepse ata, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, kanë treguar që punojnë në interes të qytetarëve, por krejt të kundërtën.
Për këtë arsye, me 12 prill qytetarët do ta mposhtin VMRO-DPMNE destruktive dhe do të porosisin regjim – kurrë më!
Qendra për komunikim me publikun nga LSDM



