“Shqetësimi im ka qenë që të mos bëhet drejtësi selektive ndaj familjarëve, të akuzuarëve dhe të dëmtuarit ta mësojnë të vërtetën. Për këtë kemi kërkuar rigjykim të rastit”. Kështu nis deklaratën lideri i BDI-së Ali Ahmeti, për rastin “Monstra”, raporton Shenja. Ai thotë se për këtë rast si lider dhe si deputet ka kërkuar edhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. “Kam kërkuar ndihmë edhe nga SHBA-ja edhe nga Brukseli. Përgjigja e tyre ka qenë se nuk mund të ndërmarrin asgjë që të ndihmojnë në këtë rast dhe se ata i besojnë OSBE-së që e kanë monitoruar situatën”. Prokurorja Fatime Fetai e…
Author: Hamdi Kumanova
“Edhe atëherë edhe sot nuk mendoj se këtë krim e ka bërë ndonjë shqiptarë. Ju kam thënë të gjithëve se nëse këtë e ka bërë ndonjë shqiptarë do ta dënoj me pështym”. Kështu deklaroi Ali Ahmeti sa i takon të akuzuarëve në rastin “Monstra”, raporton Shenja. Gjatë pyetjes se a beson në prokuroren Fatime Fetai, pasi ajo ka ngritur akuzë ndaj këtyre të akuzuarëve, ai tha i beson prokurorisë dhe gjykatës, prandaj ndodhet në gjykatë. Ai poashtu konfirmoi se njihet me njërin prej të akuzuarëve, Fejzi Azirin, që nga viti 2003-2004.
U anulua gjykimi për organizatorët e sulmit të përgjakshëm të 27 Prillit, pasi që mbrojtja kërkoi kohë për t’i parë provat. Seanca e radhës është caktuar për më 26 shkurt. Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish ministri i Arsimit, Spiro Ristovski dhe ish drejtori i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasov. Në këtë lëndë akuzohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish pjesëtari i DSK-së, Nikolla Boshkovski, megjithatë pasi që ata janë të arratisur, procedura për ta do të ndahet dhe të njëjtit do të gjykohen, pasi të jenë…
Procesi gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend, fillin sot para Gjykatës Penale në Shkup. Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas PTHP, të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë pranim-dorëzim të qetë të pushtetit. Për këtë qëllim, i kanë organizuar dhe…
Pas Zoran Zaevit dhe Gordana Jankulloskas, të cilët si ish-funksionarë të lartë kanë dëshmuar në lëndën gjyqësore “Monstra”, sot në seancë për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës duhet të dëshmojë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Përveç Ahmetit, si dëshmitar duhet të paraqitet edhe bashkëpartiaku i tij, prokurori Xhelal Bajrami, i cili në vitin 2012, kur ndodhi ngjarja famëkeqe në Liqenin e Smillkovës e kryente funksionin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme. Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, kur u vranë djelmoshat Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, në procedurë…
Radhë të gjata të pritjes nëpër sportelet administrative të policisë në Shkup. Disa mbushin formularët për pasaporta, paguajnë me procedurë të shpejtë, të tjerët presin të fotografohen. Por, asnjëri prej këtyre nuk e di se kur do të merr dokumente të udhëtimit. Që nga ndërprerja e linjës telefonike për termin, qytetarët ia mësynë dyerve të Sektorit për punë të udhëheqjes së dokumenteve në kryeqytet. Situatë e tillë nga mungesa pasaportave është edhe në qytetet tjera. Mendoj se sipas vlerësimeve mund të rregullohet kjo çështje, por qytetarët janë të dëmtuar nga këto procedura. Duhet të reagohet urgjentisht. Po kam dëgjuar dhe…
Në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 24 pacientë. Janë hospitalizuar gjithsej 36 pacientë me grip dhe komplikime, informuan sot nga ky institucion publik shëndetësor. Nga Reparti për mjekim intensiv, siç theksuan dje nga Klinika, në gjendje të rrezikshme për jetën është një pacient 38-vjeçar, i cili ka bronkopneumoni masive dhe është në ventilim mekanik me grip të konfirmuar të tipit AH1. Nga Klinika për sëmundje infektive dje theksuan se fundjavën e kaluar ka ndërruar jetë një pacient 86-vjeçar me bronkopneumoni masive, si komplikim nga gripi i tipit AH1. Pacienti kishte edhe…
Edhe përkundër kapacitetit të Maqedonisë së Veriut që të organizohen zgjedhje demokratike, korrekte dhe të lira, kryeministri teknik Oliver Spasovski thotë se pret që kjo fushatë zgjedhore të jetë njëra ndër më të “ndyrat” deri më tani. Sipas Spasovskit, lajmet e rreme dhe propaganda mediatike do të jenë të përditshme gjatë këtyre zgjedhjeve. Oliver Spasovski, Kryeministër teknik “Jam i sigurt se kjo fushatë zgjedhore do të jetë ndër më të ndyrat në historinë e vendit. Jam i sigurt se lajmet e rreme dhe propaganda mediatike do të jenë të përditshme gjatë zgjedhjeve” Spasovski në intervistën për EUObserver, thekson se vendi…
Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, i bindur në rregullshmërinë e votimit të Ligjit për Prokurori Publike dhe Këshillit të Prokurorëve, fton VMRO-DPMNE-në që t’u japë fund deklarimeve për parregullsi në votimin e ditës së fundit në kuvend, duke ngritur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese. Nga “Argument” në TVM2, Xhaferi thotë se parlamenti i ka të arkivuara gjitha aktivitetet të cilat dëshmojnë punën e pakontestueshme. “Janë të lirë që këtë nismë ta bëjnë para organit përkatës dhe besoj që nuk ka kurrfarë argument që kjo çështje të pezullohet, gjegjësisht të kontestohet për faktin që procedurat janë respektuar deri në fund. Unë nuk…
Pas shumë lajmeve të rrejshme për mua dhe familjen time të cilat u publikonin çdo ditë nga ana e VMRO-DPMNE-së në fushatën parazgjedhore me qëllim diskreditimin personal të vëllait tim dhe familjes sonë, jam i detyruar që t’i drejtohem opinionit publik. Si edhe shumë qytetarë tanë, unë dhe familja ime plotësisht 11 vite, për kohën e regjimit, ishim nën presion, nën kërcënime dhe shantazhe, ndërsa po ashtu edhe numër i madh i qytetarëve të lirë, ishim të ekspozuar nën propagandën e sajuar, të zezë, nëpërmjet mediave të cilat i kontrollonte, Nikolla Gruevski. Këto ditë po përkujtojmë disa nga këto metoda…
LSDM ka vendosur që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të ketë 50 për qind gra në listat për deputet. Kjo nismë është mirëpritur nga aktivistët e të drejtave të grave në vend, ndërkohë që organizatat që në fokus kanë të drejtat e grave thonë se partitë politike shqiptare u bishtnojnë dispozitave ligjore që garantojnë barazi gjinore, duke i përfshirë gratë në kuadër të kuotave për vendet e garantuara për gjininë femërore, por pa ua besuar atyre pozitat vendimmarrëse dhe udhëheqëse. Arta Toçi, ish deputete dhe kryetare e Asamblesë së femrës te Aleanca për Shqiptarët, thotë se pjesëmarrja e grave në…
Ministrja e Jashtme dhe për Evropë e Spanjës, Arança Gonzales Laja, ka thënë se vendi i saj mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Në konferencën e përbashkët për media me homologun e saj nga vendi, Nikolla Dimitrov, pas takimit që zhvilluan sot në Madrid, tha se Spanja i ka ofruar vendit mbështetje në shumë mënyra viteve të fundit. Ajo ka përshëndetur reformat e bëra në vendi për, siç tha, përmirësimin e gjendjes së shtetit, si dhe për avancimin e rrugën drejt integrimit në BE. Sa i përket protokollit për anëtarësim në NATO, ajo deklaroi se është në procedurë…

