Praktika e korruptimit të mediumeve ishte veçori e qeverisjes 11 vjeçare të regjimit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit dhe këshilltarit Hristijan Mickoski.
Por, atë veçori edhe si opozitë e vazhdon tani ushtruesi i detyrës Mickoski në spregatë me shefin e tij nga Budapesti.
Hulumtimi i i fundit i gazetarëve në mediumet sllovene, ka zbuluar se shuma prej dy milionë e gjysmë euro nga Hungaria kanë përfunduar në mediumet të njohura për përhapjen e lajmeve dhe konstruksioneve të lajmeve të rreme.
Ato janë mediumet e njëjta të cilat shefi i Mickoskit me vite i ka financuar me para të shtetit. Me para të paligjshme Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja financon mediume të cilat janë kundër sukses i shtetit dhe kundër interesave të qytetarëve.
Mediumet nën kontroll të VMRO-DPMNE-së, vazhdojnë ta mbrojnë krimin e Nikolla Gruevskit, azilkërkuesi i cili fshihet nga drejtësia në Budapest, qendra nga e cila dalin paratë e paligjshme për mediumet e vetëshpallura opozitare, gjegjësisht përhapës të gënjeshtrave dhe dezinformatave.
VMRO-DPMNE-ja zbaton fushatë të zezë mediatike kundër shtetit, me qëllim të kthehet në pushtet dhe ta amnistojë Nikolla Gruevskin dhe të gjithë kriminelët partiakë.
Tani është e qartë se Qendra për gënjeshtra dhe manipulime e opozitës, prodhon aq raste të rreme kundër Qeverisë, i plason në mediumet nën kontrollin e tyre dhe më pas i ritregon nga kështjella e bardhë.
Atyre si duket u ndihmojnë faktorët anti-shtetërorë të jashtëm, të cilët me korruptimin e mediumeve, e rrezikojnë demokracinë dhe ardhmërinë evropiane të shtetit.
LSDM-ja është e përkushtuar në avancimin e lirisë së gjuhës dhe lirisë së mediumeve, por, njëkohësisht edhe në luftën kundër lajmeve të rreme dhe trillimeve dhe financimin e dyshimtë të mediumeve.
Prandaj, kërkojmë që institucionet kompetente tek së pari të veprojnë sipas informacioneve të publikuara dhe ta analizojnë mënyrën e financimit të disa mediumeve.
Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet ligjor në të cilin ligjet vlejnë për të gjithë njësoj.
Konferencë për shtyp e Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së



