Mbi 100 mijë njerëz në vend janë kërkues aktivë të punës, kurse 60 përqind nga kompanitë janë ankuar që nuk mund të gjejnë kuadër të kualifikuar dhe ballafaqohen me mungesë të krahut të punës, shkruan REL, transmeton Portalb.mk. Punëtorët ankohen që u ofrohen kushte të këqija për punë për pak para, punëdhënësit, në anën tjetër, për punëtor të pakualifikuar. Kërkojmë banakier, kërkojnë shitës, kërkojmë shofer për taksi, kërkojmë elektroinixhinier, kërkojmë komercialist… Në sajtin e Agjencisë për punësim në këtë moment janë publikuar konkurse për 8.000 vende të lira pune në vend. Pavarësisht a kërkohet pastrues, inxhinier apo mjek, në pjesën…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë javës së kaluar janë mënjanuar 218 automjete nga sipërfaqet publike me automjetet speciale “karrotrec”, kumtoi Qyteti i Shkupit. Nga numri i tërësishëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme, 36 janë mënjanuar nga vendparkimet zonale, ndërsa 182 automjete tjera me urdhëresë të policisë së komunikacionit në bazë të shkeljeve të bëra – parkim në rrugë, shteg të çiklistëve, trotuar, sipërfaqe të gjelbërt, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit si dhe me thirrje nga personi i tretë. “Kontrolluesit e vendparkimeve zonale në periudhën e njëjtë kanë sanksionuar gjithsej 352 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, përkatësisht për shërbim…
Kryetari i Komisionit për shëndetësi Venko Filipe. mbrëmë në Ohër mori pjesë në tribunën nën moton “I njohim sëmundjet e rralla 2020”, në organizim të Forumit të Grave të lSDM-së Ohër dhe Strugë dhe aktivisten e Shoqatës “Jetë me sfida”, Gordana Loleska. Në tribunë, Filipçe theksoi se për herë të parë Qeveria e udhëhequr nga Lidhjs Socialdemokrate e siguroi ilaçin Spinraza për pacientët me atrofi muskulare spinale. Të gjithë 7 pacientët e marrin ilaçin. Filipçe, para të pranishmëve informoi se dyfish është rritur buxheti për sëmundjet e rralla, në vitin 2017 ka qenë 214 milionë denarë, ndërsa për sivjet arrin…
Investimi në kapitalin njerëzor, në teknologjitë si dhe reformat për administratë të shpejtë efikase, do të mundësojnë vazhdimësi në rritjen ekonomike e cila sërish do të gjenerohet nga sektori privat, thotë në intervistë për Kapital ministrja e Financave Nina Angelovska duke potencuar se nevojitet që shteti përmes politikës fiskale të jetë erë në kurriz të sektorit privat nga shumë aspekte. Ajo potencoi se njerëzit janë ata të cilët janë bartës të produktivitetit, për atë është e rëndësishme të investohet në kapitalin njerëzor, por edhe në teknologji të reja të cilat do ta rrisin produktivitetin. “Për atë buxheti për vitin 2020…
Rreth gjysma e popullsisë në vend është e shqetësuar për vjedhjen e identitetit dhe kanë qenë viktima të mashtrimit me kartelat bankare, ndërsa mbi një e pesta (16 përqind) kanë qenë viktima të sulmeve kibernetike, kryesisht përmes zbulimit të softuerit (29.3 përqind), tregojnë të dhënat e fundit e opinioni publik për aplikimin e masave të sigurisë në internet nga Agjencia për Komunikime Elektronike. Për sa i përket mbrojtjes së intimitetit gjatë përdorimit të Internetit, 50.3 përqind e të anketuarve thanë se kishin instaluar një program antivirus vitet e fundit.
Zëvendësministrja plotësuese në MPB, Slavjanka Petrovska në intervistë për emisionin ‘360 gradë’ tha se ministri Çulev mori paralajmërim nga autoritet italiane se publikimi i informacioneve në opinion për aksionin që vijon është joadekuat”. “Me publikimin e informacioneve dhe njoftimin se bëhet fjalë për aksion të madh nga ana e ministrit Çulev, janë njoftuar edhe strukturat që nuk duhet të njoftohen”, thotë Petrovska. Sipas saj, pasoja më të mëdha për aksionin ka pasur Bosnja dhe Hercegovina, ku njësoj si në Maqedoni, është ndjekur dhe kontrolluar dërgesa e kokainës. “Dhe në fund, për shkak se aksioni është zbuluar, nuk është arritur efekti…
Pjesëmarrësit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare i bëjnë përgatitjet për shfaqje para qytetarëve, të cilët duhet të votojnë më 12 prill. Këto ditë ata i përgatisin listat zgjedhore dhe bisedojnë për koalicionet e ndërsjella zgjedhore dhe pas zgjedhjeve, i përgatisin fushatat, ndërsa takohen edhe me qytetarët. Të parët koalicionin zgjedhor dje e zyrtarizuan Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa paralajmërimet për koalicion arritën edhe nga partitë më të mëdha politike LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëroi përparësi të partisë së tij në lidhje me marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e ardhshme me të gjitha partitë, ndërsa…
Një shtetase turke 24 vjeçare është e dyshuar për tentim vrasje në Gostivar. Prokuroria Themelore Publike nga Gostivari sot kumtoi se është sjellë urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër saj për shkak dyshimit se ka tentuar të kryej vepër penale vrasje. E dyshuara më datën 19 të këtij muaji, pas një debati, me qëllim ka tentuar ta vras një shtetas turk 23 vjeçar me thikë kuzhine. Për të është kërkuar masa paraburgim për shkak rrezikut të arratiset, ta pengojë procedurën penale me ndikim ndaj dëshmitarëve apo të tentoj ta përfundojë veprën.
Tabela e Arkivit të Maqedonisë së Veriut e shkruar edhe në shqip në Strumicë, ka nxitur debate dhe reagime nga disa portale se përse ka nevojë të shkruhet shqip, në një komunë ku nuk ka shqiptarë. Portali infomax ka shkruar se në Strumicë, që është komuna e kryeministrit Zoran Zaev ka vetëm 2 shqiptarë që janë regjistruar si banorë, derisa shumica tjetër janë maqedonas, turq, por edhe disa komunitete tjera. Ky portal është thirrur në një deklaratë të dikurshme të ish-kryeministrit Zoran Zaev, i cili kishte thënë se nuk do të aplikonte dygjuhësi në Strumicë, sepse nuk ka nevojë. Por…
Kompania serbe “Korkovado”, përmes së cilës ishin blerë makina-graderë për nevojat e Armatës, sot i mohoi zërat për keqpërdorime dhe parregullsi gjatë realizimit të blerjes, duke vlerësuar se bëhet fjalë për “gënjeshtra dhe manipulime dashakeqe me faktet”. “E kuptoj se çka është luftë politike, por kompania ime është akuzuar në media nga ana e të paditurve dhe personave të cilët nuk kuptojnë nga teknika dhe makinat”, thotë në demantin e tij drejtori i kompanisë “Korkovado”, Dejan Stanojkoviq. Ai thekson se graderët për nevojat e Armatës ishin shitur me çmim prej 197.000 euro pa TVSH, si dhe se këto makina dhe…
Drejtoria e Burgut të Shutkës me shumë seriozitet është duke e shqyrtuar dhe punon në sistemimin e të burgosurve nga “Grupi i Kumanovës”. Zëvendësdrejtori , Sadush Arifi, për gazetën KOHA, thotë se janë duke rregulluar pjesën e sipërme të burgut, ku edhe pritet të vendosen të burgosurit që e vuajnë dënimin për ngjarjet e Kumanovës, që ndodhën në vitin 2015. “Njësia për vuajtjen e dënimeve të lartë, ndryshe e njohur si Reparti i Hagës, për momentin është duke e rregulluar dhe kjo mund do të zgjasë edhe disa ditë. Pas përfundimit të punimeve të burgosurit në fjalë do të transferohen…
Pas paraqitjes së pluralizmit në Maqedoni, në Dibër funksionuan disa mediume elektronike. Përveç radios lokale shtetërore – Radio Dibra, u themeluan edhe disa radio të tjera, por zhvillimi i fuqishëm i mediave elektronike – sidomos televizioneve dhe rrjeteve sociale, ndikoi negativisht tek interesimi për radion. Këto ditë në Dibër pushoi me punë edhe radioja e fundit – Radio “Merlini”. Viteve të 90-ta, përveç radios lokale shtetërore Radio Dibra, u themeluan nga ana e dibranëve edhe Radio “Linda”, Radio “Arza”, Radio “Er Kanal” dhe Radio “Merlini”. Pas disa vitesh, përveç Radio “Merlini”, të gjitha radiot pushuan me punë meqë fuqia ekonomike…

