Bashkimi Bemokratik për Integrim, rrumbullaksoi fazën e parë të reformës së brendshme duke realizuar transformim të tërësishëm programor dhe strukturor dhe kadrovik. Reforma e tërësishme u bë në bashkëpunim të ngushtë me dy organizatat ndërkombëtare me renome NDI dhe IRI të cilat i falënderojmë për përkushtimin dhe angazhimin. Reforma 100 % filloi me riregjistrim të plotë të anëtarësisë së Bashkimit Demokratik për Integrim me c’rast për herë të parë në historinë politike të vendit por edhe më gjerë u aplikua vetingu brenda partiak gjatë pranimit të fletë anëtarësimeve për anëtar të BDl. Gjatë këtij procesi, u refuzuan me dhjetëra aplikime…
Author: Hamdi Kumanova
Bëhet i ditur identiteti i tre personave që mbetën të vdekur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Rramanli të Kumanovës. Inicialet e viktimave janë S.B 11 vjeçare, F.S 8 vjeç dhe S.S 9 vjeç.
Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK) në vitin 2017 kishte procesuar një rast të shifruar “Platforma” që ndërlidhej me Platformën e Tiranës dhe ngjarjet e prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Ky detaj ka dalur në seancën e javës së kaluar në gjykatë kur filloi procesi gjyqësor për organizatorët e 27 prillit në Kuvend, përcjell INA duke u thirrë në media maqedonase. DSK kishte udhëhequr operacionin “Platforma”, ndërsa avokatët e personave të a kuzuar për 27 prillit kanë kërkuar dokumentacionin lidhur me këtë. Ky detaj ka kaluar i pavërejtuar nga mediat që kanë ndjekur seancën. Një nga avokatët i ka bërë…
Institucionet janë “zgjuar” pas lajmit të publikuar , se dy prej shtatë nxënësve problematikë në Shkollën Fillore “Penko”, mbajnë me vete armë të ftohta, si thikë dhe elektroshok, të cilat i përdorin për të frikësuar nxënësit e tjetë dhe për të marrë “ Haraç” prej tyre. Shkolla “Penko” u kujtua ta denoncojë zyrtarisht këtë rast në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Këtë gjë e konfirmojnë edhe nga policia dhe theksojnë se tani do të veprojnë në kuadër të kompetencave që kanë. Nga ana tjetër ministri i Arsimit, Arbër Ademi, thotë se nuk është kompetent për të kërkuar përgjegjësi nga drejtori…
E “përgëzojmë” BDI që paska vendosur sipas Bujar Osmanit të “reformohet”, por kjo fatkeqsisht është një gënjeshtër! Shqiptarët do i besonin kësaj gënjeshtre sikur Bujar Osmani i dyshuar nga Prokuroria publike Speciale, për korrupcion te lartë, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare si Ministër i shëndetësisë, të kishte dalë të paktën njëherë para drejtësisë. Shqiptarët do i besonin ” reformimit” te BDI-së nëqoftëse Bujar Osmani do të kishte dhënë dorëheqje pas refuzimit të komisionit të BE që Maqedonia e Veriut ti hap negociatat me BE. Zëvendës Kryeministri për Euro-integrime, është ndër përgjegjësit kryesor që nuk u hapën negociatat me…
Degët e BDI-së nuk kanë propozuar bartës listash, por vetëm propozimet e tyre për deputet. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani pas njoftimeve që dolën dje në media për bartës listash në njesinë zgjedhore 1 dhe 2. “Ka pasur keqkuptim në mediat, sepse degët nuk kanë të drejtë të propozojnë bartës listash por vetëm emra për që do të jenl pjesë e listavr. Barëtsit e listës i vendos kryetari i partisë dhe kryesia”, ka shpjeguar Osmani.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, në konferencë për shtyp, ka lëshuar audio-incizim, në të cilën, pretendon se ish kryeministri Zoran Zaev, bisedon për vendime të Gjykatës Supreme gjatë sjelljes së vendimeve për lëndët. Sipas Milloshoskit, Zaev, në mënyrë direkte është përzier në punën e gjyqësorit, që paraqet shkelje. Ai gjithashtu ka thënë se ish prokurorja Katica Janeva ka qenë e lidhur ngushtë me liderin e LSDM-së, dhe se pa ndihmën e tij nuk do të kishte qenë e mundur “Zhvatja”. “Zaev nëpërmjet këtij incizimi dëshmon se nuk ka qenë vetëm kryeministër por edhe prokuror dhe prokuror special”, ka thënë Antonio Milloshoski, përcjell…
Më 22.02.2020 rreth orës 21:40 në afërsi të pompës së benzinës në rrugë “Miqësia” në drejtimin për vendkalimin kufitar Tabanoc-Kumanovë policia ka arrestuar B.D. (29) nga Shkupi i cili drejtonte në furgon “Man” me targa të Strumicës për shkak të dyshimit se ka transportuar emigrant. Pas marrjes së masave policia në rajonin e Vaksincë ka zbuluar 43 emigrant nga Bangladeshi të cilët ishin në automjet. Personat-emigrantët janë dërguar në stacionin policorë në Tabanoc.
BDI Dega Çair unanimisht propozon Izet Mexhitin për bartës liste në zonën 1. Ndërsa kandidat për deputet u propozuan edhe Artan Grubi, Bujar Osmani, Nazif Bushi, Naser Ademi, Abduselam Selami, Mukadese Hajdari, Ardijan Muca, Besim Koka, Merita Koxhaxhiku, Amella Cana dhe Ejup Alimi.
Dje në mëngjes, është arrestuar një qytetar nga Velesi i cili e ka thyer një tabelë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së veriut”, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk. “Më 22.02.2020 në ora 06:20 në rrugën “Dimitar Vllahov” në Veles, zyrtarët policor e kanë privuar nga liria N.Q. (39) nga Velesi i cili ka qenë në gjendje të alkoolizuar, ndërkaq i njëjti paraprakisht është paraqitur se ka e ka thyer një tabelë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut” e vendosur në një objekt në rrugën “Dimitar Vllahov” në Veles. Po ndërmerren masat për pastrimin e rastit”, thonë nga MPB.
LSDM si parti përgjegjëse mbetet e përkushtuar të punojë jashtëzakonisht në interes të qytetarëve dhe shtetit. Me ardhjen në pushtet të LSDM-së paga minimale së pari u rrit në 12.000 denarë, që pastaj të arrijë 14.500 denarë. Kjo është rritje e pagës minimale për 5.500 denarë vetëm për dy vjet e gjysmë. Në vitin 2017 me ardhjen në pushtet të LSDM-së në qershor paga mesatare ishte 22.808 denarë, ndërsa në dhjetor të vitit 2019 arriti 26.836 denarë. Kjo është rritje e pagës minimale për mbi 4.000 denarë. Këto janë shifra dhe fakte që i konfirmojnë politikat e suksesshme ekonomike të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, bashkë me ekipin e tij në përbërje të Remzi Mehmedit – nënkryetar i Aleancës për Shqiptarë dhe Elmi Aziri – nënkryetar i ASh-së, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, përveç takimeve të shumta që janë duke zhvilluar në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni, gjatë vikendit kanë paralajmëruar takime edhe në diasporë. Takimi i parë do të mbahet më datën 29 shkurt në Winterthur në hotel Töss me fillim nga ora 19.30. Ndërkaq takimi i dytë me diasporën shqiptare do të zhvillohet me datën 01 mars në Mönchengladbach në King Club me fillim nga…

