E “përgëzojmë” BDI që paska vendosur sipas Bujar Osmanit të
“reformohet”, por kjo fatkeqsisht është një gënjeshtër!
Shqiptarët do i besonin kësaj gënjeshtre sikur Bujar Osmani i dyshuar
nga Prokuroria publike Speciale, për korrupcion te lartë, i dyshuar
për keqpërdorim të pozitës zyrtare si Ministër i shëndetësisë, të kishte
dalë të paktën njëherë para drejtësisë. Shqiptarët do i besonin ”
reformimit” te BDI-së nëqoftëse Bujar Osmani do të kishte dhënë
dorëheqje pas refuzimit të komisionit të BE që Maqedonia e Veriut ti hap
negociatat me BE. Zëvendës Kryeministri për Euro-integrime, është ndër
përgjegjësit kryesor që nuk u hapën negociatat me BE, i njejti fajsoi
Francën dhe shtetet e BE, duke qenë i vetëdishëm se vet ai është zyrtar
i lartë qeveritar i dyshuar për korrupcion të lartë.
Shqiptarët do i besonin sot BDI për reformimin e saj, nëqoftëse BDI do
të ishte distancuar nga deputeti Xhevat Ademi i cili sipas dëshmisë së
prindërit të të plagosurit u akuzua si shkaktar i plagosjes në dasëm BDI
dhe lideri i saj u vunë në mbrojtje të deputetit kauboj.
Broçkullat e Bujar Osmanit për Vejting nuk pinë ujë më, sepse vettingun
më të mirë do tua tregojnë shqiptarët m 12 Prill, ku ndëshkimin e par do
ta marrin nga votuesit shqiptar, që BDI i ka shfrytëzuar për më shumë se
15 vite, duke shijuar pushtetin, duke u kortuptuar, ndërsa shqiptarët
duke i varfëruar dhe duke i dërguar në mërgim.
Vejtingu i vërtetë do të fillojë vetëm atëherë kur BDI do i humb
zgjedhjet dhe do të jetë në opozitë, ku do të bëhet çkapja e sistemit
të drejtësisë nga prokuror dhe gjyjakatës partiak të BDI-së. Kjo do të
ndodh së shpejti, nga vota demokratike dhe e lirëe shqiptarëve që e duan
ndryshimin. Ndryshim do të thotë të ndalim migrimin, të rregullojmë
mirëqenien ekonomike, të kthejmë drejtësinë por edhe bashkarisht me
ndihmën e BE-së ta reformojmë sistemin e drejtësisë duke i ti hapur dhe
ti zgjidhur të gjitha rastet gjyqesore ku bën pjesë edhe rasti
Pacient, Magjar Telekom dhe shumë raste tjera ku te dyshuar janë
udhëheqesia e lartë e BDI.
Ndryshimi po vjen me 12 Prill bashkë me Vettingun e vertetë të cilën BDI
shtiret sikur e do ndërsa lutet që kur mos të ndodh.