“Akuza radikal islamist ka qenë qëndrim personal i minstres Gordana Jankullovska. Unë nuk jam pajtuar të i thotë ministrja ato gjëra që nuk jam pajtuar as atëherë dhe as sot”, deklaroi Xhelal Bajrami. Bajrami, i cili gjatë ndodhisë së rastit “Monstra” ka qenë zëvendës – ministër i Brendshëm tha se konferenca e parë për shtyp e ministres Gordana Jankullovska e cila sipas Bajramit ka thënë pohime të rënda për të dyshuarit, në ministri ka krijuar situatë të tensionuar.
“Situata e tensionuar kishte të bëjë më atë se i thash ministres që nuk jemi ne ata që e vërteyojnë se ata janë kryerës të veprës, por për këtë është gjykata dhe prokuroria, përmes një procedure transparente”.
Në pyetjen se si zëvendës – ministër, se obligimi i tij a ka qenë edhe informimi i liderit të tij për veprimet që i ndërmerr mimistria, ai ju përgjigj se me askënd nuk pasur biseda të tilla. Ndërkaq prokurorja Fatime Fetai, e kujtoi për transkriptet ku ai e informon Ahmetin “Vrasësit janë profesional”, “Nuk kanë lënë asnjë gjurmë”. Këtu Bajrami u shpreh se jo vetëm me Ahmetin por edhe me partiak të tjerë kanë pasur biseda jozyrtare.
Paraprakisht kryetari Ahmeti deklaroi se në atë konferencë Bajrami nuk ka dashur që të marrë pjesë, por ai e ka udhëzuar që të jetë pjesmarrës.



