Kryetari i partisë, Alternativa, Afrim Gashi përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur dhimbjen e tij me tragjedinë e sotme që ndodhi në fshatin Rrahmanli të Kumanovës, ku në një aksident me bombolë gazi ndërruan jetë tre fëmijë, shkruan Almakos.
“Sot Kumanova ka zbardhur e ngrysur. Në fshatin Rramanli nuk do të dëgjohen më zërat e ëmbël të tre vogëlushve që humbën jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Ndjehem thellësisht i prekur nga kjo tragjedi e rëndë dhe lutem që Zoti t’i forcojë familjarët që ta përballojnë dhembjen e humbjes së tre ëngjëjve.”, shkroi Afrim Gashi./Almakos/
Data 25.09.2026
Aktuale
- Kryeministri izraelit i drejtohet OKB-së mes largimeve nga salla dhe protestave në New York
- Tërmet mbrëmjen e sotme tronditi disa pjesë të Maqedonisë – këto janë detajet
- Shkurte Haxhiu e ka sosë me lënë fjalë edhe njëherë, deklarohet me një thënie të papritur për thashethemet
- Protesta e Nëntë: Qytetarët në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
- Stabiliteti politik në Kosovë: Çfarë ndodh nëse Kurti mbështet propozimin për Specialen?
- Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
- Qoku: Faktori shqiptar mund të ndihmojë në zhbllokimin e rrugës drejt BE-së
- Qoku: Pse Ali Ahmeti nuk i vizitoi asnjëherë ish-krerët e UÇK-së gjatë paraburgimit



