Drejtori i Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut-Transport, Orhan Murtezani, që është nga radhët e partisë Alternativa, sot i dëshiroi mirëseardhje punëtorëve të rinj, transmeton Almakos. “ Të punësuarve të ri në Hekurudhat Republikës sê Maqedonisë së Veriut – Transport ju dëshirova mirësardhje dhe shumë sukses në punë. Nga 32 të punësuarit, 22 janë shqiptarë, me çka konkursi i fundit, ka rritur ndjeshëm edhe përfaqësimin e shqiptarëve në këtë kompani. Sa për krahasim, në vitin 2018, numri i shqiptarëve të punësuar në HRMV ka qenë 11, ose 1.16, ndërsa aktualisht nga gjithësej 946 të punësuar, 82 janë shqiptarë, ose…
Author: Hamdi Kumanova
Në takimin e sotëm me ministrin e obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, ambasadori francez, Kristijan Timonie, ka theksuar se ka atmosferë më të mirë në fushën e mediave dhe ka shprehur shpresë se në periudhën e ardhshme do të tejkalohet polarizimi i madh politik në këtë fushë për llogari të profesionalitetit, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk. Rreth financimit të mediave në fushatën zgjedhore, Popovski në takim me Timonien ka theksuar se pushteti dhe opozita do të kenë numër të njëjtë të minutave për blerje të hapësirës për fushatë. Ai ka shtuar sipas shembujve të qeverive evropiane, Qeveria,…
Të gjithë ata që vijnë në vend nga rajonet kritike ku ka të infektuar me koronavirus duhet t’u përmbahen rekomandimeve që kanë marrë në fletushkë, domethënë nëse marrin simptoma brenda periudhës dyjavore të udhëtimit për të mos shkuar në institucionet shëndetësore, të telefonojnë në një nga numrat e qendrave lokale për shëndet publik dhe në Institutin e Shëndetit Publik në mënyrë që një ekip i pajisur siç duhet t’i vizitojë ata në shtëpitë e tyre. Sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe janë të përgatitura të gjitha kapacitetet e Klinikës për sëmundje infektive dhe tre repartet infektive në Shtip, Veles dhe…
Pas përfundimit të kontrolleve të kryqëzuara, duke e përdorur bazën e të dhënave të disa institucioneve në vendin tonë, është konstatuar një situatë e caktuar në listën zgjedhore – u zbulua se te 39.000 qytetarë kishin nevojë për verifikim plotësues të të dhënave, njofton Portalb.mk. Kjo është bërë dhe është konstatuar se këto të dhëna ishin të sakta dhe shumica e atyre qytetarëve (32,000-33,000) u kthyen në listën e zgjedhësve. Kryetari i KSHZ Oliver Derkovski ishte mysafir në këtë temë në emisionin “Brifingu i mëngjesit” në “Sllobodna TV”. “Doli që më tepër ishte perceptim politik i problemit që iu imponua…
Shteti po përparon, u vlerësua në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë Oliver Spasovski me këshilltarin gjerman për ekonomi, i emëruar nga kancelarja Angela Merkel, Valter Defa, me ç’rast janë përshëndetur reformat e bëra dhe përcaktimi për ndryshime të dukshme në pjesën e zbatimit të tyre. Në mbledhjen, siç kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, është shprehur kënaqësi edhe për përcaktimin e kryeministrit, të Kabinetit të kryeministrit dhe të Qeverisë për vendosjen e Njësisë qendrore për mbikëqyrje në Kabinetin e Kryetarit të Qeverisë, me qëllim të shpërndarjes më efikase të rezultateve në pjesën e reformave kyçe ekonomike dhe…
Për herë të parë në historinë e Ministrisë së Kulturës ndahen vendime për bursa të talenteve të rinj ku në mesin e tyre ka edhe shqiptar dhe të nacionaliteteve tjera që studiojnë në sferën e Kulturës (Art, muzikë, Trashëgimi etj) që nesër të jenë kuadro profesional në institucionet nacionale kulturore në Shtet.
Një pacient është pranuar në Klinikën Infektive të Shkupit pasi ka ardhur nga Dubai përpara disa ditëve, i cili gjashtë ditë kishte qëndruar atje. Ka simptoma të ngjashme të gripit dhe po kryhen testime, informoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk. Ai tha se gjatë ditës do të kryhet furnizimi i materialit informativ dhe mbrojtës, në të gjitha pikat kufitare dhe aeroportet. “Dua të informoj se ka sasi të mjaftueshme të maskave mbrojtëse, manteleve, hapësirave. Sasitë do të plotësohen në periudhën në vazhdim”, tha Filipçe.
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë për vjedhje të rëndë kundër dy personave shtetas të Shqipërisë. Të pandehurit, si bashkëkryerës, më 24.09.2019, qëndron në kumtesën e Prokurorisë, nga automjeti “Folksvagen pasat” me targa të Gjevgjelisë, i parkuar në garazhet e njërës qendër tregtare në Shkup, ka marrë një çantë burrash me 684.200 denarë. Për shkak të rrezikut nga arratia, prokurori publik deri te Gjykata Penale Shkup ka dorëzuar propozim me të cilin kërkoi të pandehurve t’u vazhdohet masa paraprakisht e caktuar e arrestit.
Sekretarja shtetërore e Kroacisë për punë evropiane, Andreja Metelko-Zgombiq, para fillimit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Bruksel sot, deklaroi se shpreson se të gjitha aktivitetet e ndërmarra në pjesën e zgjerimit do të krijojnë kushte për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton KOHA. Ministrat e punëve të jashtme dhe evropiane sot do ta dëgjojnë prezantimin e Komisionit Evropian për metodologjinë e reviduar për negociatat aderuese si dhe për avancimin reformues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në prag të publikimit të raporteve gjatë javës së ardhshme. “Sot nuk do të ketë fjalim…
Me të vërtetë është i mrekullueshëm Ohri në çdo periudhë të vitit veçanërisht kur do të shëtisni me këta njerëz të rinj këtu nëpër Çarshi. Sot jemi këtu për të shëtitur nëpër Çarshi dhe të bisedojmë me udhëheqësit e disa sektorëve me qytetarët për shkak të asaj që zhvillimi dhe rritja e secilës pjesë të vendit tonë është i rëndësishëm. Dega e turizmit është një prej pjesëmarrësve seriozë në bruto prodhimin tonë vendorë dhe prandaj rritjen të cilën e mundësojmë në turizëm është diçka në çka gëzohemi dhe besojmë se do të jetë shkëndijë inicuese për zhvillim edhe më të…
Gjykimi për rastin “Transportuesi” vazhdon më 2 mars kur fjalën përfundimtare duhet ta japë prokuroria. Gjykata ka revokuar seancën e sotme që të mund palët të përgatiten për fjalët përfundimtare. Në rastin “Transportuesi” janë të akuzuar ish kryetari i komunës Vlladimir Taleski dhe 20 persona tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit për nxënës në Manastir, me çka është bërë shpërdorim i rreth 360.000 eurove. Lëndën e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i akuzës është Trajçe Pelivanov.
Personi i cili mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, është testuar dhe nuk ka koronavirus, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti ka pasur pasqyrë të lehtë klinike, nuk ka temperaturë të lartë dhe gjendja e tij është stabël Ai ka arritur nga Milano në Shkup me fluturimin e pasdites së djeshme. Udhëtari ka kaluar përmes kamerës termale, e cila tek ai nuk ka regjistruar simptoma të sëmundjes. Simptomat e para i ka ndjerë pas mbërritjes në shtëpi, pas çka është paraqitur në Klinikën Infektive në Shkup ku edhe është pranuar në orën 22:00. Nga arritja e tij në…

