Author: Hamdi Kumanova

Mungesa e shoferit të “Durmo turs”-it e ka shtyrë seancën gjyqësore për rastin “Llaskarca” Mungesa e të akuzuarit Manoil Trifunovski, shofer i autobusit të “Durmo turs”-it, është arsyeja për anulimin e seancës së sotme për aksidentin me autobus që ka ndodhur më 13 shkurt të vitit të kaluar tek fshati Llaskarcë, ku e humbën jetën 16 persona, ndërsa 37 u lënduan rëndë. Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe merren në pyetje dëshmitarë. Procesin e zhvillon gjykatësja Diana Gruevska ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski. Për aksidentin me autobus akuzon gjashtë persona. Pronari i “Durmo Turs”-it, Durmish…

Lexo më Shumë

Një burrë i armatosur me pistoletë plaçkiti mbrëmë barnatoren rreth orës 21 e 30 minuta në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit, njoftoi sot MPB. Nga policia theksojnë se vjedhja ka ndodhur në rrugën “Fevruarski pohod”, ku personi kah fundi i turnit është futur në barnatore. Plaçkitësi i ka marrë të hollat, të cilat i kishin pasur si fitim ditor. Tani për tani nuk ka informacione se vjedhësi a ka qenë vetëm dhe sa është shuma e parave të vjedhura. Nga MPB thonë se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rrastit.

Lexo më Shumë

Sot mbushen 16 vjet nga vdekja tragjike e paqe bërësit Boris Trajkovski, njëri prej nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. “Lum ata që ndërtojnë paqe…”, është pjesë e mesazhit biblik në gurin mbi varrin e tij, i cili është amanet për të gjithë politikanët, ka shënuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk. Presidenti Boris Trajkovski, siç shkruan Zaev, përjetësisht do të kujtohet si politikan i ndershëm dhe proevropian, i përkushtuar ndaj qytetarëve dhe në bashkëpunimin më të madh dhe ndërkombëtar të shtetit tonë. “Ne vazhdojmë ta ndjekim shembullin e tij, duke ndërtuar paqe,…

Lexo më Shumë

Në ski qendrën më të madhe Kodra e Diellit, sot do të lëshohet në përdorim teleferiku i ri me gjashtë ulëse. Gjatësia e linjës e teleferikut është 1.420 metra, ndërsa kapaciteti maksimal 3.200 skijatorë për një orë. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë kryeministri teknik Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri dhe ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive Sadulla Duraku, zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, drejtori i përgjithshëm i Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevksi dhe drejtuesi i ELEM Turs Xhemail Jusufi.

Lexo më Shumë

Nivelet e të gjitha lumenjve në vend janë nën mesatare për shkurtin, ndërsa rënie më të madhe të nivelit kanë lumenjtë Strumicë, në vendin matës afër Sushevës dhe Crnarekë afër Novacit, ku nivelet e lumenjve janë për katër, gjegjësisht për tre herë më të ulëta nga mesataret. Sipas matjeve të fundit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), niveli i dy lumenjve është ulur dukshëm në krahasim me ditën e djeshme. Ndërkaq, nivelet e liqeneve në vend janë të njëjta si dje, por tek Liqeni i Prespës dhe Liqeni i Ohrit janë më të ulëta për 78, gjegjësisht për shtatë centimetra…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 16 vite nga vdekja tragjike e Presidentit Boris Trajkovski, në aksident ajror në afërsi të Mostarit të Bosnjës, përcjell GazetaExpress nga In7. Me vendosjen e kurorave me lule në varrin dhe në monumentin përkujtimor për nder të ish presidentit Boris Trajkovski sot do të shënohet 16-vjetori i vdekjes së tij. Nga pres-shërbimi qeveritar informuan se ministri i Diasporës Edmond Ademi do ta kryesojë delegacionin e Qeverisë në shënimin e përvjetorit të vdekjes së Trajkovskit, në Mostar, në vendin Rotimljes, ku ndodhi fatkeqësia jarore. Në delegacionin e Qeverisë janë edhe ministri përgjegjës për Investime të Huaja, Elvin Hasan dhe…

Lexo më Shumë

Agjencia evropiane për azil, EASO, në raportin e saj për vitin 2019, konstaton se për herë të parë është rritur numri i kërkesave për azil në BE, ndërsa rritja ka të bëjë me persona nga vende me të cilat BE-ja e ka ndërprerë regjimin e vizave. Gjatë vitit 2019 janë parashtruar mbi 714 mijë kërkesa për azil në BE, që është rritje prej 13 për qind në krahasim me vitin paraprak, për herë të parë kishte më shumë kërkesa se sa gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015. Por, thotë EASO, “rritja nuk ka të bëjë kryesisht me emigrimin e…

Lexo më Shumë

Rekomandimet e OBSH-së për koronavirusin, shkollat s’kanë sapun në Maqedoninë e Veriut (VIDEO) Në kohën kur bota po lufton me virusin Korona dhe ndër masat kryesore është higjiena, shumë shkolla fillore dhe të mesme në vend nuk kanë sapunë. Thirrjet e njëpasnjëshme për higjienë të patjetërsueshme, posaçërisht në këto institucione, duket se kanë has në vesh të shurdhër nga udhëheqësit e shkollave të caktuara të cilët akoma nuk po e shohin të arsyeshme furnizimin e shkollave dhe çerdheve me sapun dhe dezinfektues. Në të shumtën e rasteve, shfajësimi i drejtorëve është se nxënësit po i dëmtojnë tualetet dhe pajisjet brenda…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se është duke mbikëqyrë vazhdimisht gjendjen e Liqenit të Prespës dhe po ndërmerr aktivitete brenda kompetencave të saj. Duke pasur parasysh karakterin tejkufitar të menaxhimit të Liqenit të Prespës për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike dhe pas ratifikimit të marrëveshjes tripalëshe siç është “Marrëveshja e mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit të Parkut të Prespës” nga shteti i fundit nënshkrues-Greqia në vitin 2019, me ç’rast e njëjta hyri në fuqi, Ministria u zotua se do të fillojë procesin e krijimit të një Komiteti për menaxhimin e Parkut të Prespës dhe…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i bën thirrje të gjitha partive politike duke përjashtuar LSDM-në që t’i bashkohen protestës për gjyqësor të pavarur. Mickoski thotë se VMRO-DPMNE-ja përmes protestës kërkon nga Prokuroria Publike të procedojë mbi bazën e përgjimeve që publikojnë zyrtarë të partisë së tij dhe gjykatat të lirohen nga presioni politik i Zoran Zaevit. Protesta e opozitës sot fillon para Prokurorisë Publike dhe përfundon para Gjykatës Supreme. I bëj thirrje të gjitha partive politike të cilat ishin të zëshme për “vetting”, ndryshime në gjyqësor të na bashkohen neve dhe gjithë bashkërisht të kërkojmë që kjo padrejtësi në shtetin…

Lexo më Shumë

Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për vepër të kryer penale ngacmim seksual ndaj një fëmije i cili nuk i ka mbushur 14-vjeç. Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtoi se i dyshuari, më 10 shkurt, në një objekt të braktisur për pas qendrës për të pastrehë “Ranka Millanoviq” në Shkup ka ngacmuar seksualisht një fëmijë të moshës 12-vjeçare. “Ai viktimën, ndryshe fëmijë jashtëmartesor me të cilin ka jetuar në bashkësinë e njëjtë familjare, e ka marrë në automjet me pretekstin se do…

Lexo më Shumë

Asnjë votues nuk do të jetë në gjendje të votojë pa dokument personal të vlefshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit, paralajmëroi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e institucioneve dhe të nxjerrin dokumente personale, për të regjistruar apo ndryshuar të dhëna të caktuara në Listën e Votuesve. “Si KSHZ do të bëjmë përpjekje maksimale për t’iu mundësuar të gjithë qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, por nuk mund të lejojmë votim pa asnjë dokument”, tha Derkoski, i cili u bëri…

Lexo më Shumë