Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sot në një konferencë me gazetarët theksoi se dikasteri i tij rekomadon që të ndalohen dhe të kufizohen tubimet publike masive. Kjo sipas tij do ti propozohet Qeverisë dhe se është në përputhje me Ligjin për sëmundjet ngjitëse. Masa e tillë vjen si pasojë e frikës nga përhapja e koro navirusit. Propozimi i është dërguar Qeverisë dhe se pritet të shqyrtohet në seancën e thirrur për sot. Sipas ministrit Filip[e, kjo masë do të zgjasë një javë, dhe se më pas Ministria e Shëndetësisë do të sjellë vendim plotësues. Ministri tha se nëse do të…
Author: Hamdi Kumanova
“Zhvillimet e fundit politike e konkretisht kurorëzimi i Bilall Kasamit me Zoran Zaevin, nuk më kan nxitur të shkruaj si efekt apo defekt politik, por ajo që më bën detyrimisht të prononcohem lidhur me këtë qështje është se unë jam në mesin e themeluesëve të BESË-s, dhe mund të them me përgjëgjësi morale se ende qëndroj me Besë ndaj parimeve por jo i rreshtuar ndaj apetiteve të Bilallit. Për njohësit e qështjeve politike kjo gjë në parim është diqka shumë normale, por duke e kujtuar se asokohe e kemi themeluar BESË-n pikërisht që ne nuk jemi pajtuar as me filozofitë…
Latif Mustafa Lëvizjen Besa, që nga themelimi e deri në çarjen e saj, e kam përcjellë së afërmi. Kryetari i saj, përmes një deklarate sot u shpreh se Lëvizja Besa është themeluar si antipod i BDI-së. Kjo gjë nuk qëndron. Nëse merrni dhe lexoni platformën e parë politike dhe paraqitjet në kuvendin themelues, platformën Ridefinimi – që nuk arritë asnjëherë të definohet mirëfilli përmes koncepteve dhe modeleve aktuale politike – përfshi edhe fushatat e tjera, Lëvizja Besa u themelua si subjekt politik i cili do të dekonstruktonte mekanizmat politik të shtetit, burimi i të cilave rëndonte mbi reformën agrare të…
Dr. Zharko Karaxhovski nga Instituti për Shëndet Publik në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut theksoi se ata janë të gatshëm për gjysmë orë që të mobilizojnë grup, në qoftë se paraqitet një nevojë e tillë.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme e ka miratuar regjistrin e mediave të cilat kanë të drejtën e prezantimit të partive politike në zgjedhjet e ardhshme. Dokumentacion të plotë kanë dorëzuar 41 televizione, 48 radio, 12 media të shtypura dhe më shumë se 200 ueb portale. I tërë regjistri do të publikohet në ueb faqen e KSHZ-së me çmimoret e vërtetuara paraprakisht për shfrytëzimin e mjeteve financiare buxhetore për zgjedhjet e ardhshme.
Ministria e shëndetësisë në Shkup sapo ka konfrimuar lajmin për pacienten e parë të infektuar me koronavirus. Edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme në Qeveri ka bërë të ditur se virusi Korona ka mbërritur në Maqedoni dhe se një paciente e ardhur nga Italia ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites. Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por në gjendje të mirë. Pacientja Ka qenë në Itali, për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar.…
Ende është herët të flitet për pasojat mbi ekonominë tonë nga koronavirusi, vlerësoi sot ministrja e Financave, Nina Angellovska gjatë vizitës në Sveti Nikollë. Theksoi se nga Qeveria kanë drejtime ta ndjekin gjendjen dhe të ndërmarrin masa të caktuara parandaluese. “Dje u miratuan disa vendime të Qeverisë, të cilat besoj se i dini. ndërsa kjo është në pjesën e ndalesës së ekskursioneve në Italinë veriore të shkollave fillore dhe të mesme. Kjo në një farë mënyre është parandalim. Ministri i Shëndetësisë foli edhe ndau masa lidhur me rezervat gjegjësisht të sigurohemi me pajisje shtesë. Ne në seancë bisedojmë kohë të…
Në Universitetin e Tetovës, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, mjeku i njohur nga Republika e Shqipërisë, Prof. Dr. Isuf Kalo e përuroi librin e tij “Blloku”. Në këtë botim, autori pasqyron kujtime, ngjarje, reflektime, duke treguar atmosferën dhe jetën e banorëve të bllokut. Gjatë promovimit, vetë autori theksoi se ky libër është thjeshtë rrëfimi i një mjeku, që ka qenë shumë pranë personazheve të bllokut. Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Kastriot Haxhirexha, për librin në fjalë tha se lexuesi gjen gërshetimin perfekt të mjekut të shkathtë, të intelektualit elitar, si dhe shkrimtarin elegant, i…
Maksimalisht të respektohen rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) për parandalimin e paraqitjes së përhapjes së koronavirusit në vend, apeloi sot Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV). AUV ka njoftuar se në koordinim me Odën e Veterinarisë i informon Shoqatat e Veterinarisë për respektim maksimal, por edhe informim të qytetarëve për rekomandimet për mbrojtje të paraqitjes së mundshme dhe përcjelljes së koronavirusit përmes kafshëve dhe ushqimit nga origjina e kafshëve me atë që bëhet fjalë për zoonozë, sëmundje e cila mund të përcillet përmes kontaktit me kafshët dhe produkte me origjinë shtazore. “AUV apelon të shmanget kontakt i pambrojtur me…
Një burrë,i kthyer nga Italia është i sëmurë me koronavirus në Maqedoni, raportuan mediet, transmeton Almakos. Pritet që informacioni të vërtetohet nga ana e ministrit të shëndetësisë,Venko Filipce në pres konferencën në ora 16.30 Jozyrtarisht bëhet fjalë për personin e tretë për të cilin paraprakisht ministri tha se rezultatet ende nuk janë gati. I sëmuri me koronavirus vet është paraqitur në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, bashkërisht me dy pacient tjerë. Të gjithë kanë udhëtuar nga Italia në Maqedoni. Dy personat tjerë kanë qenë negativ ndaj koronavirusit. Në ndërkohë, ashtu sic raportohet në medie, në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”janë…
Kryeministri teknik dhe një nga nënkryetarët e LSDM-së, Oliver Spasovski ka deklaruar sot se dakordimi intensiv për koalicion parazgjedhor pritet të jetë me më shumë parti. “Bisedojmë me parti me parti shqiptare, por edhe të serbëve, romëve, vllahëve dhe boshnjakëve. Do të shpallim koalicion kur do të kemi të gjitha detajet. Duket se do të ketë koalicion të madh fitues. Për ne është me rëndësi, LSDM-ja e cila ka kapacitet të qartë dhe vizion për eurointegrim, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të standardit jetësor, të krijojë koalicion i cili beson në këto parime”, ka thënë Spasovski i cili sot ka lëshuar…
Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal kundër I.T. nëpunës policor në Sektorin policor Rankovcë, SPB Kumanovë, i dyshuar për vepër penale “marrje të ryshfetit”. Nga MPB-ja sot informuan se i denoncuari, gjatë kryerjes së veprimit zyrtar, shoferit të automjetit “Folksfagen Pasat” me targa të Kumanovës i ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet që të mos bëjë veprime zyrtare, gjegjësisht të mos përgatisë procesverbal për kundërvajtjen e konstatuar dhe urdhër pagesë në gjobë për kundërvajtjen e bërë nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor. Sektori për kontroll…

