Asnjë votues nuk do të jetë në gjendje të votojë pa dokument personal të vlefshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit, paralajmëroi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e institucioneve dhe të nxjerrin dokumente personale, për të regjistruar apo ndryshuar të dhëna të caktuara në Listën e Votuesve.
“Si KSHZ do të bëjmë përpjekje maksimale për t’iu mundësuar të gjithë qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, por nuk mund të lejojmë votim pa asnjë dokument”, tha Derkoski, i cili u bëri thirrje rreth 38.000 personave që nuk i kanë marrë dokumentet e tyre personale në MPB, ta bëjnë këtë sepse pa dokumente nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill.
Sipas Listës së afateve për zgjedhje nesër fillon inspektimi i Listës së Votuesve dhe mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për deputetë. Derkoski thotë se nga Enti Shtetëror për Statistikë e ka marrë listën e përpunuar të votuesve dhe se prej nesër të gjithë qytetarët e interesuar për të marrë pjesë në zgjedhje do të mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre përmes faqes së internetit të KSHZ-së dhe në zyrat rajonale. Aktualisht në Listën e Votuesve janë regjistruar një milionë e tetëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e 28 votues të regjistruar në Listën e Votuesve.
Apelojë deri te të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë në zgjedhje ta shfrytëzojnë qasjen publike, të kontrollojnë në Listën e votuesve, por gjithashtu edhe mbi 38.000 qytetarët me procedurë të përfunduar të cilët nuk i kanë ngritur dokumentet personale, ta bëjnë këtë sepse nuk mund të votojnë pa letërnjoftime.
Derkoski informoi se këtë vit bëhet përpjekje të votojnë edhe mbi 2.500 persona të rritur të akomoduar në shtëpitë shtetërore dhe private për të moshuar.
Thotë se është i kënaqur nga KI që i kanë marrë nga statistika dhe se janë përpunuar të gjitha të dhënat, por ka asnjë grup qytetarësh të cilët tashmë një kohë të gjatë tërhiqen nga Lista e votuesve të cilët mbeten të pa sistemuar sepse nuk kanë adresë të banimit në vendin tonë.
Prej nesër fillon mbledhja e nënshkrimeve për propozimin e kandidatëve për deputet.
Gjithashtu në vijim është paraqitja e shtetasve tanë nga diaspora në PDK dhe përmes aplikacionit tonë në ueb faqe.
Gjatë këtyre ditëve partitë filluan të agjitojnë, ndërsa gjithashtu një parti politike ka ndarë edhe fletushka. Derkoski thotë se në këtë pjesë ai nuk mund të intervenojë.
E vetmja ku mund të reagojnë, shtoi ai, është nëse shkelet neni 8-a ndërsa neni 8-b nga Kodi Zgjedhor për ndalesat e keqpërdorimeve të mjeteve shtetërore dhe institucioneve publike dhe kjo është punë e KSHPK e cila në afat prej pesë ditëve duhet të mbajë seancë dhe të jap përgjigje për çdo parashtresë e cila është dorëzuar deri te to. .



