Tre fëmijë nga dy motra kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm gjatë shpërthimit të bombolës së gazit në familjen Alimi, në fshatin Rramanli.
Sipas fqinjëve, fëmijët, së bashku me nënat e tyre, njëra nga Kumanova, tjetra nga fshati Vishticë, në mbrëmje kanë ardhur mysafir tek prindërit e tyre. Mëngjesin përderisa kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndejës, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë, ka ardhur deri tek shpërthimi, pas të cilit, tre fëmijët kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, ndërsa edhe shtatë anëtarët tjerë kaun përfunduar me lëndime.
“Në orën 10 kemi dëgjuar shpërthim të fuqishëm. Diçka e paparë, toka dhe shtëpitë janë lëkundur. Gjithë dolëm jashtë. Fqinjët më të afërt u futur në shtëpinë dhe filluan ti largojnë të lënduarit nga kati i dytë, sepse nga zjarri nuk ka qenë e mundur dalja nga dera e hyrjes. Së shpejti erdhi edhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit dhe filluan ta shuajnë zjarrin dhe t’i marrin të lënduarit. Në dy shtëpi të ngjitura jetojnë dy vëllezër, janë njerëz të zotë dhe në mbrëmje për mysafir u kanë ardhur motrat me fëmijët. Të gjithë janë të lënduar. Gruaja nga Kumanova ka humbur dy fëmijët, ndërsa tjetra njëri fëmijë”, kanë thënë fqinjët, shkruan SDK, përcjell SHENJA.
Për momentin në spitalin klinik në Shkup, ndihmë mjekësore janë duke marrë shtatë persona tjerë të lënduar në aksidentin.
Data 25.09.2026
Aktuale
- Kryeministri izraelit i drejtohet OKB-së mes largimeve nga salla dhe protestave në New York
- Tërmet mbrëmjen e sotme tronditi disa pjesë të Maqedonisë – këto janë detajet
- Shkurte Haxhiu e ka sosë me lënë fjalë edhe njëherë, deklarohet me një thënie të papritur për thashethemet
- Protesta e Nëntë: Qytetarët në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
- Stabiliteti politik në Kosovë: Çfarë ndodh nëse Kurti mbështet propozimin për Specialen?
- Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
- Qoku: Faktori shqiptar mund të ndihmojë në zhbllokimin e rrugës drejt BE-së
- Qoku: Pse Ali Ahmeti nuk i vizitoi asnjëherë ish-krerët e UÇK-së gjatë paraburgimit



